Politike

‘Zot i madh, zot i madh!’/ Rama i prerë: Nuk ka marrëveshje me Greqinë, do shkojmë në gjyq!

29 Dhjetor 2020, 10:33 Nga DOSJA
‘Zot i madh, zot i madh!’/ Rama i prerë: Nuk ka

TIRANË– Kryeministri Edi Rama insistoi gjatë konferencës së fundit për këtë fundvit me gazetarët se nuk ka asnjë marrëveshje me Greqinë për zgjerimin me 12 milje në detin Jon. Rama u shpreh se nuk ekzistojnë miljet mes Shqipërisë dhe Greqisë e ndaj kjo çështje do të zgjidhet duke shkuar në gjyq.


‘Tani unë nuk di si ta shpjegoj, por po përpiqem dhe njëherë, nuk është e nevojshme që të shohësh asnjë hartë, pasi e përsëris, 12 miljet janë sipas konventës ndërkombëtare të detit që ushtrohet aty ku është mundësia. Nuk ekzistojnë 12 milje mes nesh dhe Greqisë, pikërisht pse nuk ka çështja zgjidhet me marrëveshje apo përmes gjykatës.Hartat që dalin janë fantazira, ato që dalin me vizore dhe ndajnë kufirin deri në Shëngjin janë tollovira, nuk ekzistojnë. Ka një të drejtë që Shqipëria e ka ushtruar që në 1990 dhe është shtrirë deri aty ku është e mundur. Nuk ka marrëveshje mes nesh, në pjesën mes nesh dhe tyre nuk është e mundur shtrirja me 12 milje, dhe për këtë shkak do shkojmë në Gjykatë.’”-tha Rama. 

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot komunikimin e fundit me gazetarët për vitin 2020. Ai bëri një bilanc për vitin ku në fokus ishte menaxhimi i pandemisë COVID19, ndërsa dha lajmin se në mesin e muajit janar edhe në Shqipëri do të nisë vaksinimi kundër virusit.

Lajmi kryesor: VIDEO/ Rama jep LAJMIN E MADH: Nis vaksinimi ndaj Covid-19 në mes të Janarit! Kemi shkatërruar 30 banda, të larguarit nga drejtësia do japin llogari një e nga një për pasurinë

(A.B;F.G/Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama me gazetaret 29 dhjetor 2020 edi rama me gazetaret 29 dhjetor 2020

Sondazh

Poll