Politike

PD, LSI dhe partnerët në një listë? Basha: Opozita do të jetë e bashkuar, maksimalizojmë çdo votë

28 Dhjetor 2020, 20:38 Nga DOSJA
PD, LSI dhe partnerët në një listë? Basha: Opozita do

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, i pyetur se si do të garojë opozita në zgjedhje, është shprehur se do të përpiqet që të maksimalizohet çdo votë.

I ftuar në ‘Çim Peka Live’, Basha nuk tregoi nëse do të garohet në një listë të vetme apo në lista të ndara, ndërsa shtoi se format dhe mënyrat po i çon drejt konkludimit së bashku me partnerët.

Pjesë nga Biseda: 

Lulzim Basha: Opozita është e bashkuar. Shikoni me sistemin siç ishte para se Edi Rama të fuste duart prapë secili do të garonte me listën e vet apo jo? Edhe me ndryshimet që ka bërë, opozita do të bëjë maksimalizimin e votës së saj, do të bëjë maksimalizimin e potencialit të saj.

Çim Peka: Si do e bëni këtë?

Lulzim Basha: Me format dhe mënyrat të cilat po i diskutojmë dhe po i çojmë drejt konkludimit me të gjithë partnerët tanë, me Lëvizjen Socialiste për Integrim, me pesë aleatët e tjerë, me Partinë për Drejtësi Integrim dhe Unitet, me bashkimin më të madh të forcave politike që në fakt është vetëm përfaqësim i një bashkimi edhe më të madh, i një aleance shumë më të madhe të qytetarëve për ndryshim.

Çim Peka: Pra, Zoti Basha po më thoni se ju jeni në diskutime me aleatët tuaj se si do të kandidoni, me një listë, me dy lista, me formula të…

Lulzim Basha: Shiko një listë, dy lista janë teknikalitete e rëndësishme është që ne nuk do të lejojmë që asnjë votë opozitare të shkojë kot. Ne nuk do të lejojmë që shumica e shqiptarëve që duan masivisht ndryshimin t’iu privohet mundësia dhe e drejta për të votuar. Dhe në fakt ky është makthi kryesor i Edi Ramës që mori formë në atë zallamahi që e zuri gjatë procesit të reformës zgjedhore por që prapë se prapë nuk ka për ta shpëtuar dot nga një verdikt popullor. Ai është sot një pakicë e pakicës. Është një pakicë edhe Brenda atyre që mund ti quajmë socialistët e ndershëm të Shqipërisë dhe nuk ka asnjë instrument që këtë pakicë të pakicës tua imponojë shqiptarëve në 25 prill.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha lulzim basha

Sondazh

Poll