Politike

SHERRI NË PD/ ‘Një zë më tha ik…’, Gazmend Bardhi i përgjigjet Halim Kosovës: S’kam dëgjuar gjë, detyra ime të

28 Dhjetor 2020, 19:45 Nga DOSJA
SHERRI NË PD/ ‘Një zë më tha ik…’,

TIRANË– Disa ditë më parë ish-ministri i Shëndetësisë në qeverinë Berisha, ish-kandidat për kryetar Bashkie në Tiranë, dhe një nga figurat kryesore të Partisë Demokratike, Halim Kosova ndezi rrjetin me kritikat e tij për figurat e tjera në kahun opozitar. I ftuar tek Adi Krasta në Syri Tv, Kosova tregoi sesi i ishin vënë stërkëmbësha dhe sesi ishte skualifikuar nga listat e PD-së për deputetë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. (Lexo këtu)

“Shkova dhe trokita tek dera e PD, thashë që mund t’ju ndihmoj në sektorin e shëndetësisë, ta shoh sektorin cep më cep. Dera që e mbyllur, i rashë i rashë, su përgjigj njeri. Kur ika, dëgjova zëra, kthehem dhe i bie më fortë. Kur më mbrapa, një zë as burrë as gru, më thanë “Ik se do të lëshojmë Rulin dhe Nishanin”. Ky komision mua më ka seleksionuar. Thonë që kam dy karakteristika, e para, nuk shaj PS-në, turp i madh, sikur kam shkuar të shaj njeri unë atje,”-u shpreh ai. 

Sot deklaratat dhe kritikave të tij u është përgjigjur sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi. I ftuar në AbcNews, Bardhi është shprehur se nuk ka dëgjuar asnjë kritikë nga Kosova, duke folur edhe për punën e detyrat e tij brenda demokratëve. 

Halim Kosovën nuk e kam dëgjuar të ketë kritikuar staturën time, unë jam zgjedhur sekretar në përputhje me statutin e PD-së. Nëse keni një emër konkret jam gati ti kthej përgjigje. Nuk kam dëgjuar asnjë kritikë. Detyra ime është të mbajë të organizuar strukturën e partisë dhe struktura është funksionale. Detyra ime është të jem në ballë të cdo aksioni politik dhe kam qenë,”-u shpreh ai.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike gazmend bardhi halim kosova gazmend bardhi halim kosova

Sondazh

Poll

Politike 28 Dhjetor 2020, 18:19

TIRANË– Zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi i ka kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama, pas sqarimit që ai bërë lidhur me çështje...