Politike

Darka me Yuri Kim/ Basha: Partnerët tanë ndërkombëtarë janë të zhgënjyer nga dështimet, ne synonim heqjen e vizave me S

28 Dhjetor 2020, 20:24 Nga DOSJA
Darka me Yuri Kim/ Basha: Partnerët tanë ndërkombëtarë

TIRANË- Kryedemokrati Lulzim Basha , ka folur për darkën e tij me ambasadoren amerikane, Yuri Kim disa ditë më parë.

I ftuar në emisionin “Çim Peka Live” , Basha ka thënë se në fokus të darkës ishte çështja e investimeve të huaja në Shqipëri. Ndër të tjera ai ka thënë se partnerët  ndërkombëtarë sipas kreut të opozitës,  janë të zhgënjyer nga dështimet në të gjitha fushat ku ata kanë investuar,përfshirë reformën në drejtësi dhe integrimin europian.

“Partnerët tanë ndërkombëtarë janë të zhgënjyer nga dështimet në të gjitha fushat ku ata kanë investuar, përfshirë reformën në drejtësi, integrimin europian dhe investimet e huaja në vend. Nuk ka diplomat në Tiranë që të ketë iluzione sa i përket situatës shumë të vështirë në raport me integrimin europian në të cilën e ka vënë Shqipërinë Edi Rama. Raportet e Departamentit të Shtetit, Bashkimit Europian tregojnë se në fushat me rëndësi kritike për nisjen e negociatave për anëtarësimin në BE, Shqipëria ka dështuar plotësisht. Këto raporte janë qëndrimet reale të diplomacisë së vendeve dhe institucioneve ndërkombëtare. Të mos harrojmë se pas liberalizimit të vizave me BE-në, ne kishim si objektiv liberalizimin e vizave me SHBA. Shqipëria duhet të ndryshojë në bashkëpunim me partnerët tanë strategjikë, siç janë SHBA. Me këta partnerë me të cilët hoqëm vizat, ne do të mundësojmë që shqiptarët të ndjejnë benefitet me partnerët euroatlantikë, në radhë të parë te ekonomia. Sa herë shkoj në Berlin më këndojnë të njëjtën këngë: pse në Maqedoni investohen 3 miliard euro dhe në Shqipëri vetëm 300 milionë.”- ka thënë Basha. 

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha lulzim basha

Sondazh

Poll

Politike 28 Dhjetor 2020, 18:19

TIRANË– Zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi i ka kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama, pas sqarimit që ai bërë lidhur me çështje...