Politike

A mund të ketë qeverisje Basha me Ramën në presidencë?/ Kreu i opozitës: Shqipëria e ka një president, ndryshimi fillon

28 Dhjetor 2020, 20:14 Nga DOSJA
A mund të ketë qeverisje Basha me Ramën në presidencë?/

TIRANË- Kryedemokrati Lulzim Basha, i pyetur se a mund të ketë qeverisje nëse ai do të ishte Kryeministër dhe Rama president, është shprehur se vendi e ka një president, dhe se pa largimin e kreut të qeverisë aktuale nuk ka ndryshim.

I ftuar në “Çim Peka Live”, Basha ka thënë se shqiptarët janë bashkuar më shumë se kurrë dhe se në asnjë mënyrë nuk do të ketë bashkëqeverisje mes Partisë Demokratike dhe asaj Partinë Socialiste.

Basha: Rama nuk ka bilanc, çfarë mund të thotë për 300 mijë vendet e punës, ccfarë mund të thotë për shendetësine falas. Besueshmëria e tij është zero, mungojnë 7,2 miliardë euro në buxhetin e shtetit. PD, unë opozita e Bashkuar, ne që dogjëm mandatet që nuk kursyem as sakrificat personale për të shkuar në zgjedhje. Pushteti i ka ra në qafë familjeve që u janë shkatërruar shtëpitë, do të japin përgjigje. Më thuaj një premtim që ka mbajtur mos më trego një mesazh që ka lënë ai, shqiptarët kanë dëgjuar mijëra deklarata që nuk janë realizuar.  Shqiptarët janë bashkuar më shumë se kurrë për ndryshim dhe ndryshim nuk do të thotë në asnjë mënyrë bashkëqeverisje e Partisë Demokratike me Partinë Socialiste. Edi Rama nuk ka asnjë shans për të qëndruar në pushtet. Ndryshimi fillon me largimin e Edi Ramës. Pa largimin e tij nuk mund të ketë ndryshim.

Peka: A mund të ketë qeverisje Basha me Ramën në presidencë?

Basha: Shqipëria e ka një president, ndryshimi fillon me largimin  e Kryeministrit.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha lulzim basha

Sondazh

Poll

Politike 28 Dhjetor 2020, 18:19

TIRANË– Zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi i ka kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama, pas sqarimit që ai bërë lidhur me çështje...