Politike

Vota e Diasporës/ Ilirjan Celibashi del kundër ministrit Majko: Duhet regjistrimi i adresave!

28 Dhjetor 2020, 18:24 Nga DOSJA
Vota e Diasporës/ Ilirjan Celibashi del kundër ministrit Majko: Duhet

TIRANË– Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka hedhur poshtë skemën e prezantuar nga ministri për Diasporën, Pandeli Majko, i cili pak ditë më parë u shpreh se regjistrimi i adresës së banimit të emigrantëve nuk është kusht për të votuar.

Ilirian Celibashi, në një deklaratë për mediat është shprehur pa një adresë shqiptarët që jetojnë jashtë nuk mund të votojnë për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Ai ka bërë të ditur se Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ende nuk ka një përgjigje përfundimtare nëse emigrantët do të mund të votojnë jashtë vendit, duke bërë me dije se KQZ brenda 3 ditëve do të miratojë edhe mënyrën se si do të krijohet lista e zgjedhësve, pasi të ketë edhe një përgjigje nga ana e Gjendjes Civile. Po ashtu ai ka thënë se në lidhje me këtë proces po presin edhe edhe opinionin e partive politike.

“Për të qenë votues në zgjedhjet e 25 prillit dhe më tej në zgjedhjet e radhës, pikësëpari duhet të jesh i identifikuar i qartë si emigrant, si një qytetar i Republikës së Shqipërisë me të drejtë vote por që e ke vendbanimin jashtë Republikës së Shqipërisë. Të jetë identifikuar qartë fakti që ju jeni banor psh i Romës në Itali dhe mbi këtë kusht duhet të shprehësh vullnetin dhe dëshirën për të votuar atje ku ke vendbanimin. Brenda këtij viti të kemi të qartësuar sesi do të jetë mënyra e krijimit të listës së këtyre zgjedhësve. Elementët e tjerë si do t’u dërgohet fleta e votimit, si ata do ta dërgojnë fletën e votimit këtu apo sesi do të votojnë, ne akoma nuk kemi qoftë dhe në mënyrë të përafërt një ide. Po presim përgjigjet e 6 kompanive që ne u kemi dërguar ftesën, shpresoj që me fillimin e vitit tjetër ta përfundojmë këtë proces. Po presim prej partive politike të japin një opinion të tyre në lidhje me zonat pilot apo qendrat pilot ku do të implementohet ky projekt.”- ka thënë ai. 

Para disa ditësh, Ministri për Diasporën, Pandeli Majko gjatë një mbledhje në Nënkomisionin për Diasporën dhe Emigrantët, ka deklaruar se emigrantët mund të votojnë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare edhe pa bërë deklarimet e adresave.

Komisioni Qendor i Zgjedhjeve ka propozuar që emigrantët, së pari duhet të deklarojnë vendbanimet e tyre jashtë shtetit përmes portalit E-albania dhe më pas të shfaqin interes për të votuar në faqen zyrtare të KQZ-së. Pasi indentiteti i tyre të konfirmohet, emri do të hiqet nga lista në Shqipëri dhe do të vendoset në një regjistër të posaçëm. Më pas fleta e votimit mund të shkarkohet online dhe pasi të plotësohet, mund të niset me postë në Shqipëri. Edhe Diasporta shqiptare ka rënë dakord me propozimin e votimit me postë, duke përjashtuar atë elektronik dhe përmes konsullatave.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilirjan celibashi ilirjan celibashi

Sondazh

Poll

Politike 28 Dhjetor 2020, 18:19

TIRANË– Zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi i ka kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama, pas sqarimit që ai bërë lidhur me çështje...