Politike

“Kupa është mbushur dhe është derdhur”/ Basha: Shqipëria nuk ka alternativë tjetër përveç ndryshimit

28 Dhjetor 2020, 20:05 Nga DOSJA
“Kupa është mbushur dhe është derdhur”/ Basha:

TIRANË- Kryedemokrati Lulzim Basha, ka thënë se Shqipëria nuk ka asnjë alternativë tjetër përveç ndyshimit. I ftuar në emisionin ‘Çim Peka Live’, ai ka thënë se kur të vijë në pushtet do ta kthejë Shqipërinë në normalitet, duke shtuar se do u shrëbejë deri në fund shqiptarëve.

Ndër të tjera Basha, është shprehur se Rama nuk ka zgjidhur probleme, dhe sipas tij ai vetëm ka akumuluar

“A ka alternativë tjetër Shqipëria përveç ndryshimit? Përgjigjen merreni nga goja e shqiptarëve që kam takuar në çdo qytet dhe qindra fshatra ku kam zhvilluar takime. Shqiptarët duan ndryshim. Edhe ata që janë simpatizantë të PS, janë të bindur se ndryshimi është e vetmja rrugë. Ndryshimin nuk e ndal askush, as unë. Ndryshimi është PD. Ky nuk është basti im personal. Unë nuk vë baste politike. Unë i shërbej deri në fund atij që është interesi më i mirë i shqiptarëve. Kupa është mbushur dhe është derdhur. Boll më! Nuk kam premtuar mrekulli, as premtime boshe. Kam premtuar normalitet. Pas ndryshimit, normaliteti do jetë norma në qeverisje, në ekonomi dhe në familjet shqiptare. Rama nuk ka zgjidhur probleme, vetëm ka akumuluar. Prandaj edhe socialistët janë të bindur se e vetmja zgjidhje është ndryshimi. Kushti i vetëm që shqiptarët është që të mos ketë vetëm rotacion karrigesh, por t’i jepet fund tranzicionit. Rama përmblodhi në shtatë vite të gjitha veset dhe dështimet e 30 viteve tranzicion. Kjo është sfida jonë kryesore,”- tha Basha.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha lulzim basha

Sondazh

Poll

Politike 28 Dhjetor 2020, 18:19

TIRANË– Zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi i ka kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama, pas sqarimit që ai bërë lidhur me çështje...