Politike

Emërimi i Sonila Bejtes në GJK, Yuri Kim: Falenderoj presidentin Meta, puna duhet të vazhdojë, deri sa të plotësohen 9 ven

28 Dhjetor 2020, 19:35 Nga DOSJA
Emërimi i Sonila Bejtes në GJK, Yuri Kim: Falenderoj presidentin Meta,

TIRANË- Ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri ka reaguar pas emërimit të Sonila Bejtes në Gjykatën Kushtetuese, nga Presidenti Ilir Meta. Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Kim ka falenderuar metën për dekretimin, sakaq shton se Kushtetuesja u bë funksionale para Vitit të Ri.

Po ashtu ajo thotë se kandidatët e kualifikuar duhet  t’i përgjigjen thirrjes për detyrë në mënyrë që populli shqiptar të ketë drejtësi të vërtetë, siç i përshtatet Aleatit të NATO-s dhe aspirantit të BE-së.

“Faleminderit presidenti Meta për dekretimin e kësaj mbrëmje gjyqtari i 7-të i Gjykatës Kushtetuese. Duke vepruar së bashku me urgjencë – në përgjigje të drejtpërdrejtë të opinionit të Komisionit të Venecias, BE-së dhe kërkesës së njerëzve – Presidenca, Parlamenti dhe KED kanë bërë që Kushtetuesja të jetë funksionale para datës 31 dhjetor. Presidenti, KED dhe Parlamenti meritojnë merita për arritjen e kuorumit + 1, por nuk mund të ketë pushim derisa të plotësohen të 9 vendet. Puna duhet të vazhdojë në vitin e ri. Ne i nxisim kandidatët e kualifikuar t’i përgjigjen thirrjes për detyrë në mënyrë që populli shqiptar të ketë drejtësi të vërtetë, siç i përshtatet Aleatit të NATO-s dhe aspirantit të BE-së.”- ka thënë ajo. 

Presidenti Ilir Meta ka vendosur që gjyqtarja Sonila Bejtja të jetë emërimi i shtatë në Gjykatën Kushtetuese. Pasi Këshilli i Emërimeve në Drejtësi i dërgoi sot listën përfundimtare me renditjen e kandidatëve, Meta emëroi magjistraten Bejtja, e cila renditej në listë me 76.83 pikë. Tanimë në Kushtetuese kanë mbetur vetëm 2 vende vakante. Gjykata Kushtetuese u bë funksionale disa ditë më parë me betimin e anëtarit të gjashtë të saj, Përparim Kalo. Institucioni përbëhet nga 9 anëtarë, 3 që zgjidhen nga kreu i shtetit, 3 nga Kuvendi dhe 3 nga Gjykata e Lartë e cila ende nuk është funksionale. Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese kanë një mandat 9-vjeçar pa të drejtë riemërimi.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike sonila bejtja emerohet ne kushtetuese yuri kim sonila bejtja emerohet ne kushtetuese yuri kim

Sondazh

Poll

Politike 28 Dhjetor 2020, 18:19

TIRANË– Zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi i ka kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama, pas sqarimit që ai bërë lidhur me çështje...