Politike

28 Dhjetor 2020, 18:19 Nga DOSJA

TIRANË– Zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi i ka kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama, pas sqarimit që ai bërë lidhur me çështjen e detit me Greqinë. Me anë të një statusinë Facebook, Blushi shkruan se çdo institucion duhet që të jetë i angazhuar për mbrojtjen e interesave kombëtare. Më tej ai shton se kreu i shtetit s’do të lejojë cënimin e interesave kombëtare.

“Askush nuk duhet të ketë iluzionin se mund t’ju shmanget detyrimeve kushtetuese dhe zbatimit të ligjit në Shqipëri. Sovraniteti dhe të drejtat sovrane të Shqipërisë janë të shenjta dhe askush nuk mund të guxojë t’i trajtojë si koncesionin apo tenderin e radhës. Çdo institucion kushtetues i Shqipërisë, institucion shkencor apo shoqëria civile, duhet të jenë të angazhuara për mbrojtjen e interesave kombëtare, të patjetërsueshme. Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta nuk do të tolerojë, as më të voglën shkelje të Kushtetutës, ligjit apo një papërgjegjshmëri shtetërore të çdo niveli, të qëllimshme ose jo dhe që cenon interesat kombëtare. SHQIPËRIA E PARA!,”-shkruan Blushi.

Çështja e detit me Greqinë ka ngjallur sërish debate mes politikës shqiptare. Presidenti Ilir Meta kërkon informacion lidhur me marrëveshjen mes dy vendeve, ndërsa shton se nuk do të lejojë që të cënohet interesi kombëtar. Kreut të shtetit i është kundërpërgjigjur vetë kryeministri Edi Rama, i cili është shpehur se nuk ka asnjë marrëveshje prandaj i janë drejtuar Hagës.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike greqia merr 12 milje nga deti jon tedi blushi greqia merr 12 milje nga deti jon tedi blushi

Sondazh

Poll