Politike

Zgjerimi i Greqisë 12 milje me detin Jon, Meta: Dua informacion, s’do lejoj të cënohet interesi i vendit. Rama i kundërpë

28 Dhjetor 2020, 16:39 Nga DOSJA
Zgjerimi i Greqisë 12 milje me detin Jon, Meta: Dua informacion, s’do

TIRANË– Çështja e detit me Greqinë është kthyer sërish në ‘mollë sherri’ mes ‘kokave’ të politikës shqiptarë. Presidenti Ilir Meta sot i është përgjigjur kërkesës së popullit për mbrojtjen e interesave kombëtare, dhe ka kërkuar publikisht informacione lidhur me marrëveshjen që ka mes dy vendeve për hapësirën detare në Jon. Ndër të tjera në reagimin e tij, Meta i siguroiu të gjithë qytetarët shqiptarë se do të vijojte që të ushtronte dertyën e tij duke u siguruar që të mos cënoheshin të drejtat e vendit.

Nuk ka vonuar shumë dhe një reagim ka ardhur edhe nga kryeministri Edi Rama. Ky i fundit edhe njëherë ka sqaruar se debati me Greqinë nuk qëndron në zgjerimin e saj me 12 milje në Jon, që sipas tij është e drejtë e vendosur në Konventat detare, por me hapësirën e mbetur përtej 12 miljeve. Sipas Ramës, mes dy vendeve nuk ka asnjë marrëveshje, prandaj edhe i janë drejtuar Gjykatës së Hagës. Nga ana e kreut të qeverisë, nuk kanë munguar as akuzat, duke u shprehur se Meta e përdor çështjen për politikë. 

Por reagimi i Ramës nuk ka mbetur pa kundërpërgjigje. Zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi i ka kthyer përgjigje kryeministrit duke shtuar se çdo institucion duhet që të jetë i angazhuar për mbrojtjen e interesave kombëtare. Më tej ai shton se kreu i shtetit s’do të lejojë cënimin e interesave kombëtare.

Disa ditë më parë, Greqia njoftoi zyrtarisht se do të zbatonte dekretin për tu zgjeruar me 12 milje në detin Jon. Lajmi hapi debat në politikën shqiptare. Partia Demokratike akuzoi kryeministrin Edi Rama se po shet detin, ndërsa i dërgoi zyrtarisht edhe 6 pyetje për këtë çështje duke i kërkuar transparencë. Rama u përgjigj shkurt se është një marrëzi e madhe akuza për shitjen e detit, ndërsa shtoi se Greqia ka zbatuar të drejtën e saj për t’u zgjeruar në detin Jon. Sot presidenti Meta, u shpreh se nisur nga shqetësimet e qytetarëve ka kërkuar informacion lidhur me diskutimet mes dy vendeve.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama greqia merr 12 milje nga deti jon ilir meta edi rama greqia merr 12 milje nga deti jon ilir meta

Sondazh

Poll

Politike 28 Dhjetor 2020, 11:37

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka vlerësuar sot dy atdhetarët e shquar përmetarë, Agathokli Xhitomi dhe At Aleksandër Lipe me Titullin e lartë “Kalorës i Urd...