Politike

Plotësimi i Gjykatës Kushtetuese, KED i dërgon Metës emrin e Sonila Bejtes

28 Dhjetor 2020, 15:21 Nga DOSJA
Plotësimi i Gjykatës Kushtetuese, KED i dërgon Metës emrin e

TIRANË– Këshilli i Emërimeve në Drejtësi do i dërgojë Presidentit Ilir Meta emrin e Sonila Bejtja për vendin vakant si anëtare e shtatë e Gjykatës Kushtetuese. Me emërimin e Sonila Bejtjes, Gjykata Kushtetuese bëhet me 7 anëtarë.

KED pas përfundimit të intervistimit të kandidates, vijoi me procedurën e pikëzimit dhe renditjes, ku më pas ka marrë dhe vendimin. Bejtja garonte për vakancën e shpallur nga presidenca në 22 nëntor 2019.

NJOFTIMI: 

KED për të zhvilluar intervistën e caktuar në rendin e ditës, duke iu përgjigjur pyetjeve të anëtarëve të këshillit dhe prezantuar platformën e saj në lidhje më kandidimin për në Gjykatën Kushtetuese dhe vlerësimit të njohurive në gjuhën angleze. Pas përfundimit të intervistimit të kandidates, KED vijoi me procedurën e pikëzimit dhe renditjes.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, pas diskutimeve bëri pikëzimin e kandidatit të lejuar për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese, vakancë e parakohshme, e shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 22.11.2019 dhe miratoi vendimin përkatës. KED vijoi me miratimin e vendimit mbi listën përfundimtare të renditjes dhe raportit përkatës, i cili do t’i dërgohet menjëherë organit të emërtesës, Presidentit të Republikës së Shqipërisë.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ked sonila bejtja ked sonila bejtja

Sondazh

Poll

Politike 28 Dhjetor 2020, 11:37

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka vlerësuar sot dy atdhetarët e shquar përmetarë, Agathokli Xhitomi dhe At Aleksandër Lipe me Titullin e lartë “Kalorës i Urd...