Aktualitet

Moti i keq përfshin vendin/ ISHP këshillon qytetarët: Mos kaloni me mjetin tuaj në vende të dyshimta e me rrezik

28 Dhjetor 2020, 17:53 Nga DOSJA
Moti i keq përfshin vendin/ ISHP këshillon qytetarët: Mos kaloni

TIRANË– Instituti i Shëndetit Publik u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes në rast se vendosin që të udhëtojnë gjatë ditëve të fundit të këtij viti për shkak të kushteve të vështira atmosferike. 

ISHP shkruan se reshjet e denduara të shiut e shtojnë mundësinë për aksidente dhe rrezikojnë jetën tonë, ndaj kërkojnë kujdes nga qytetarët. 

Njoftimi i plotë:

Reshjet e dendura shtojnë mundësinë për aksidente – rrezikojnë jetën tuaj. Shmangni në maksimum lëvizjet me mjete motorike. Informohuni në vazhdimësi për vendin ku do të lëvizni, motin, reshjet dhe temperaturat. Kontrolloni gjendjen teknike të mjetit, karburantin, paketën e ndihmës së parë, pajisjet ndriçuese, gomat. Siguroni veshje të përshtatshme për udhëtimin. Tregoni kujdes për shpejtësinë gjatë lëvizjes me makina. Vendosni fëmijët në sedilen e posaçme dhe të lidhur me rrip sigurie. Siguroni që aparatet e celularit të jenë të karikuara. Mos kaloni me mjetin tuaj në vende të dyshimta, me pellgje uji, prurje të mëdha apo me rrezik të lartë rrëshqitje nga dëbora dhe akulli.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ishp moti i keq ne shqiperi ishp moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 28 Dhjetor 2020, 17:49

TIRANË- Variant i ri i Covid-19 që po përhapet me shpejtësi në shumë vende të botës nuk është evidentuar ende në Shqipëri.Eugena Tomini, shefja e survejanc...

Aktualitet 28 Dhjetor 2020, 15:48

TIRANË– Dy të dënuar janë dërguar me urgjencë në spitalin Infektiv në Tiranë për shkak se ishin infektuar nga pandemia e koronavirusit. Ndryshe nga &...