Aktualitet

‘E vrau se s’i vuri muzikën që donte në laptop’/ Masakruan me thikë 26-vjeçarin, zbardhet DËSHMIA e nënës së shqi

28 Dhjetor 2020, 16:12 Nga DOSJA
‘E vrau se s’i vuri muzikën që donte në

KRETË– Vrasja e 26-vjeçarit shqiptar nga babai dhe i vëllai, në ditën e Krishtlindjeve ka tronditur gjithë Greqinë. Të dy kanë dalë sot para Gjykatës së Heraklionit duke mohuar edhe njëherë gjithë ngjarjen. Gjatë seancës gjyqësore, të dy kanë mohuar gjithçka, ndërsa nëna e 26-vjeçarit është shprehur se i biri iu vra për arsye krejt banale.

Nëna e 26 vjeçarit tha se fillimisht atmosfera në shtëpi ishte shume e qetë dhe festive për shkak të Krishtlindjeve duke shtuar se në shtëpinë e tyre kishte shkuar edhe e dashura e djalit tjetër, 24-vjeçar. Sipas asaj, babai i kërkoi 26-vjeçarit që t’i jepte vëllait laptopin për të zgjedhur muzikën që ai donte të dëgjonte, por i riu kishte reaguar keq dhe kishin përfunduar në përplasje fizikë.

Më pas ajo tregoi se 26-vjeçari kishte dalë në rrugë dhe nga pas e kishin ndjekur bashkëshorti dhe djali tjetër. Pasi kishin kryer vrasjen, ajo rrëfeu para togave të zeza se djali i vogël u fut në shtëpi për t’u larë nga gjaku, ndërsa të vëllain e kishte lënë të masakruar në rrugë.

Sipas asaj që raportojnë mediat greke, 24-vjeçari dyshohet se ishte ai që neutralizoi duke e mbajtur dhe babai e qëlloi me thikë disa herë. I riu, 24 vjeç, në një gjendje shumë të keqe psikologjike mohon kategorikisht se ka marrë pjesë në krim. Ndërsa babai gjithashtu mohoi përfshirjen e tij.

Sipas avokatit mbrojtës, të dy u përpoqën që t’i merrnin thikën, pasi 26-vjeçari ishte nën ndikimin e substancave narkotike. Megjithatë fjala e tyre nuk u mor parasysh nga trupa gjykuese, për të dy u caktua në paraburgim.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet vrasje ne krete vrasje ne krete

Sondazh

Poll

Aktualitet 28 Dhjetor 2020, 15:48

TIRANË– Dy të dënuar janë dërguar me urgjencë në spitalin Infektiv në Tiranë për shkak se ishin infektuar nga pandemia e koronavirusit. Ndryshe nga &...