Aktualitet

“Jemi gati ta sjellim vaksinën ‘Sputnik V’ në Shqipëri”/ Ambasada ruse i shkruan mesazh direkt Endri Fugës: Kemi ava

28 Dhjetor 2020, 16:30 Nga DOSJA
“Jemi gati ta sjellim vaksinën ‘Sputnik V’ në

TIRANË– Rusia ka qënë një ndër vendet e para që kanë prodhuar vaksinën anti-COVID, të quajtur “Sputnik V”. Pasi ‘ilaçi’ ka kaluar gjithë provat e nevojshme dhe është testuar edhe tek vullnetarët, Rusia ka marrë autorizimin për të negociuar me vendet të cilat janë të interesuara të sigurojnë vaksinën e tyre kundër koronavirusit.

Selia diplomatike në Tiranë thekson se është e gatshme për ta bërë diçka të tillë edhe me Shqipëri. Në një mesazh të drejtuar publikisht ndaj Endri Fugës, drejtorit të Zyrës së Komunikimit në Kryeministri, Ambasada ruse ka shprehur vullnetin të sjellë vaksinën edhe në vendin tonë, pasi ai u ‘ankua’ se të tjerat ishin blerë nga fuqitë e mëdha duke mos lënë rezerva për vendet e vogla dhe të varfra si Shqipëria.

“I nderuar z. Endri Fuga, Ju bëjmë me dije se Fondi Rus i Investimeve Direkte (https://rdif.ru/Eng_Index/) është autorizuar të zhvillojë negociata me vendet, të cilat janë të interesuara për të blerë vaksinat kundër COVID-19. Nuk kemi dyshime se Rusia është e gatshme të sjellë vaksinën e saj “Sputnik-V” edhe në Shqipëri. Vaksinimi me “Sputnik-V” tashmë filloi në Rusi dhe në Argjentinë, ndërkohë më shumë se 50 vende kanë aplikuar për të blerë 1,2 miliard dozë të preparatit. Në çdo rast, e përsërisim informacionin e postuar më parë për karakteristikat dhe avantazhet e saj në krahasime me një serë vaksinash të tjera,”- thuhet në reagimin e ambasadës.

Deri më tani i vetmi vend në rajon që ka porositur vaksina “Sputnik V” nga Rusia është Serbia, ndërsa qeveria nuk ka dhënë edhe një përgjigje zyrtare lidhur me propozimin. Ndërkohë gjithashtu nuk ka siguruar as edhe një vaksinë tjetër nga vendet e tjera që kanë prodhuar ‘mjekimin anti-COVID’. Deri më tani kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se po negocion me disa kompani dhe shtete për ndihmë por nuk ka ende një datë zyrtare për mbërritjen e vaksinës në Shqipëri, përveç afatit; ‘dy muajt e parë të 2021’.

Vaksinimi me “Sputnik-V” tashmë filloi në Rusi dhe në Argjentinë, ndërkohë më shumë se 50 vende kanë aplikuar për të blerë 1,2 miliard dozë të preparatit. Gjithashtu edhe presidenti rus, Vladimir Putin ka deklaruar se edhe vetë ai do të injektohet me vaksinën ruse.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet vaksina sputnik v vaksina sputnik v ne shqiperi vaksina sputnik v vaksina sputnik v ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 28 Dhjetor 2020, 15:48

TIRANË– Dy të dënuar janë dërguar me urgjencë në spitalin Infektiv në Tiranë për shkak se ishin infektuar nga pandemia e koronavirusit. Ndryshe nga &...