Aktualitet

Vranë 26-vjeçarit për një këngë/ PAMJET kur babë e bir shqiptar hynë në Gjykatë, i riu me kapuç në kokë, grekët e

28 Dhjetor 2020, 17:25 Nga DOSJA
Vranë 26-vjeçarit për një këngë/ PAMJET kur

GREQI– Publikohen foto nga procesi gjyqësor i 26-vjeçarit shqiptar, i cili u vra nga babai dhe vëllai i tij. Siç duket nga pamjet e publikuara nga mediat greke, babai 55-vjeçar hyn në Gjykatë duke u mbajtur prej krahu nga dy persona.

Ndërsa djali tjetër, vetëm 24 vjeç, ka vendosur në kokë kapuçin e bluzës së tij dhe me kokën ulur futet në sallë. Të njëjtat burime të huaja bëjnë me dije se i riu ka qënë në gjendje të rënduar psikologjike, megjithatë ka mohuar se e ka vrarë ai të vëllain.

Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e Krishtlindjeve, ku sipas nënës së 26-vjeçarit, të dy kanë masakruar me thika djalin e madh pasi nuk kishte pranuar të vendoste këngën që i pëlqente të atit në laptop. I mërzitur 26-vjeçari ka dalë nga shtëpia por është ndjekur dhe është masakruar me thikë nga babai dhe vëllai.

Ai është dërguar me urgjencë në spital, por nuk ia ka dalë që të mbijetojë. Edhe pse në gjendje të rëndë, i pyetur nga Policia greke, i riu shqiptar ende i paidentifikuar nuk pranoi që të tregonte se kush ishin autorët e krimit, duke mbrojtur vëllanë dhe babanë.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet vrasje ne krete vrasje ne krete

Sondazh

Poll

Aktualitet 28 Dhjetor 2020, 15:48

TIRANË– Dy të dënuar janë dërguar me urgjencë në spitalin Infektiv në Tiranë për shkak se ishin infektuar nga pandemia e koronavirusit. Ndryshe nga &...