Ministria e Shëndetësisë: 11 viktima nga COVID19, ulet numri i të infektuarve,318 raste të reja në 24 orët e fundit (BILA
28 Dhjetor 2020, 15:39Nga DOSJA
TIRANË- Ulet kurba e rasteve me COVID19 në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë ka bërë sot përditësimin e të dhënave ku vërehet një ulje e numrit të të infektuarve. 318 të infektuar dhe 11 viktima janë të dhënat e 24 orëve të fundit. Ndërkohë që edhe numri i të testuarve ka zbritur në 1508 testime.
NJOFTIMI I PLOTE:
Në 24 orët e fundit në Shqipëri u realizuan 1508 testime, nga ku u zbuluan 318 raste të reja, ndërsa 557 persona u shëruan. Sot në Shqipëri nga koronavirusi humbën jetën 11 pacientë. Fatkeqësisht nuk e fituan betejën me Covid19; 3 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Durrësi, 2 qytetarë nga Peqini, 2 qytetarë nga Fieri, 1 qytetar nga Saranda, 1 qytetar nga Elbasani të moshave 51-81 vjeç.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 134 raste në Tiranë, 29 raste në Fier, 23 raste në Vlorë, 17 raste në Sarandë, 12 raste në Lushnje, 11 raste në Durrës, 8 raste në Elbasan, 7 raste në Shkodër, Berat, Delvinë, 6 raste në Mirditë, Mallakastër, Kamëz, 5 raste në Korçë, Mat, 4 raste në Has, Gjirokastër dhe Dibër, 3 raste në Krujë, Lezhë, Kavajë, 2 raste në Rrogozhinë, Përmet, Tepelenë, Divjakë, Gramsh, 1 rast në Kurbin, Tropojë, Bulqizë, Skrapar.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 557 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 32,122 që nga fillimi i epidemisë. Numri i të shtruarve në spitale vijon të jetë i qëndrueshëm. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 296 pacientë, 21 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve, respektoni rregullat gjatë festave për të parandaluar përhapjen e COVID-19. Shmangni grumbullimet dhe ruani distancimin fizik; vendosni maska mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë; kujdeseni për higjenën vetjake. Është koha të zbatojmë me përpikmëri këto tre rregulla, për mbrojtjen e shëndetit.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes, për t’u referuar për testim, ndjekje të vazhdueshme dhe për rimbursimin e barnave të trajtimit ambulator në banesë. Nëse nuk e dini cili është mjeku juaj i familjes, telefononi linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për ta mësuar dhe për t’u vendosur në kontakt me mjekun tuaj të familjes.
Gjithashtu është në dispozion 24 orë në 7 ditë të javës numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare, ku mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.
COVID-19 – Statistika (28 Dhjetor 2020) Raste të reja ditore 318 Të shëruar në 24 orë 557 Të shtruar në spitale 296 Humbje jete në 24 orë 11 Testime ditore 1508
Testime totale 255,197 Raste pozitive 56,572 Raste të shëruara 32,122 Raste Aktive 23,286 Humbje jete 1164
TIRANË– 1,332 persona janë gjobitur ditën e sotme më nga 3 mijë lekë të reja për shkak se nuk kishin vendosur maskën mbrojtëse, e cila prej disa javësh ëhs...
VLORË– Detaje të reja kanë dalë në dritë ditën e sotme në Vlorë ku një i ri u mbyll në një lokal dhe kërcënonte se do i vinte flakën një bombole gazi që e ...
DURRËS- Transporti detar është pezulluar mes Shqipërisë dhe Italisë. Burime për Dosja.al bëjnë të ditur se transporti është pezulluar për shkak të motit të...
TIRANË –Kryeqyteti është përfshirë nga trafiku i rënduarb që prej disa ditësh. Pamjet e mëposhtëme të shkrepura nga fotoreporterët e LSA, tregojnë radhën k...
VLORË– Dosja.al ka zbardhur detaje të reja në lidhje me ngjarjen e rëndë që alarmoi Vlorën mesditën e sotme. Mësohet se 30-vjeçari, identiteti i të ...
TIRANË– Alaudin Malaj, ish-kreu i Apelit të Tiranës u la në masën “detyrim paraqitjeje” nga Gjykata e Tiranës. Ish-gjyqtari doli sot para trupit gjykues, p...
TIRANË– Policia e Tiranës ka konstatuar një sasi të madhe të lëndëve piroteknike dhe fishekzjarresh. Gjatë aksionit policor u sekuestruan 12 metër kub lënd...
TIRANË– Përshkallëzohet situata në Vlorë. I riu që po kërcënon familjen e tij ka paralajmëruar efektivët e policisë që nëse afrohen, do të plasë bombolën e...
Illyrian Pure Sport pritet të jetë makina e parë shqiptare. Ajo është dizejnuar nga Qëndrim Thaçi dhe do të ketë një trup karboni, një motor V8 6.2 litër...