Aktualitet

28 Dhjetor 2020, 15:48 Nga DOSJA

TIRANË– Dy të dënuar janë dërguar me urgjencë në spitalin Infektiv në Tiranë për shkak se ishin infektuar nga pandemia e koronavirusit. Ndryshe nga çdo herë tjetër, në oborrin e Infektivit nuk ka mbërritur një ambulancë por një makinë policie që me urgjencë ka sjellë të infektuarit.

Bëhet fjalë për dy të dënuar të moshës 81 dhe 50 vjeç që pasi kryen ekzaminimet e nevojshme për rreth 20 minuta u larguan drejt spitalit të burgut në gjendje të mirë shëndetësore. Ende nuk dihet nëse të dënuarit kanë pasur komplikacione apo kanë bërë një kontroll të thjeshtë pas vdekjes. 

Gjithashtu nuk dihet se nga cili burg kanë ardhur të dënuarit dhe se si janë infektuar brenda qelisë.

Pandemia e koronavirusit në vendin tonë gjatë ditëve të fundit ka pësuar një rënie të lehtë të kurbës së infektimit. Sot Ministria e Shëndetësisë ka raportuar për 318 të infektuar dhe 11 viktima.

(k.m/dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne burgje koronavirusi ne shqiperi pandemia e koronavirusit koronavirusi ne burgje koronavirusi ne shqiperi pandemia e koronavirusit

Sondazh

Poll