Tmerroi fshatin e Elbasanit/ Josif Kavaja lihet në burg, 45-vjeçari rrëfehet: Më provokonte një banor
ELBASAN- Gjykata e Elbasanit ka dhënë masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për 45-vjeçarin, Josif Kavaja, i cili tmerroi fshatin Zavalinë para disa ditësh, ku qëlloi me armë zjarri edhe ndaj policisë së Shtetit. Gjatë seancës që u zhvillua në Gjykatë, nën masa të rrepta sigurie dhe në zbatim të rregullave kundër Covid-19, Josif Kavaja është shprehur se nuk vuan nga probleme të shëndetit mendor, siç u deklarua në media.
Në seancë, ai ka shpjeguar dhe rrjedhojën e ngjarjes duke thënë gjithçka ka nisur si pasojë e provokimeve të bëra nga një tjetër banor i zonës me të cilin ka pasur vazhdimisht probleme. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se edhe pse Kavaja ka mohuar se vuan nga probleme të shëndetit mendor, gjykatësi ka vendosur që 45-vjeçari t’i nënshtrohet edhe një ekzaminimi psikik.
Ndërkohë, Prokurori i çështjes Xhelian Saferi ka ngritur edhe dy akuza të tjera ndaj Josif Kavajës atë te ‘Tentativë vrasjeje të efektivave RENEA’ dhe ‘Tentativë vrasje të efektivave të policisë së shtetit’.
Kavaja terrorizoi fshatin Zavalinë para disa ditësh dhe qëlloi me armë zjarri drejt banorëve dhe efektivëve të policisë. Pas mjekimit, ai u dërgua në polici për tu marrë në pyetje dhe eskpertët paraprakë dolën në përfundimin se Josif Kavaja vuan nga probleme të shëndetit mendor. Ndërkohë pas 12 orësh arrati, në fshatin Zavalinë të Elbasanit, Josif Kavaja është arrestuar mëngjesin e 26 dhjetorit.
(A.K;F.G/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Sondazh
Ministria e Shëndetësisë: 11 viktima nga COVID19, ulet numri i të infektuarve,318 raste të reja në 24 orët e fundit (BILA
TIRANË- Ulet kurba e rasteve me COVID19 në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë ka bërë sot përditësimin e të dhënave ku vërehet një ulje e numrit të të infe...
1332 gjoba gjatë 24 orëve të fundit për shkeljen e masave kundër COVID-19, policia shoqëron në komisariat 18 persona
TIRANË– 1,332 persona janë gjobitur ditën e sotme më nga 3 mijë lekë të reja për shkak se nuk kishin vendosur maskën mbrojtëse, e cila prej disa javësh ëhs...
Ishte në kërkim nga policia! Dalin detaje nga i riu që kërcënoi se do i vinte flakën bombolës së gazit, me vete kishte q
VLORË– Detaje të reja kanë dalë në dritë ditën e sotme në Vlorë ku një i ri u mbyll në një lokal dhe kërcënonte se do i vinte flakën një bombole gazi që e ...
Pezullohen lundrimet Durrës-Bari, për shkak të erës së fortë dhe detit deri në 9 ballë
DURRËS- Transporti detar është pezulluar mes Shqipërisë dhe Italisë. Burime për Dosja.al bëjnë të ditur se transporti është pezulluar për shkak të motit të...
FOTO-GALERI/ Kaos dhe trafik i rënduar në Tiranë, krijohen radhë kilometrike të makinave
TIRANË –Kryeqyteti është përfshirë nga trafiku i rënduarb që prej disa ditësh. Pamjet e mëposhtëme të shkrepura nga fotoreporterët e LSA, tregojnë radhën k...
‘Do më vrasin me snajper’/ Zbardhen haluçinacionet e frikshme të 30-vjeçarit në Vlorë, mendonte se i kishin bërë ate
VLORË– Dosja.al ka zbardhur detaje të reja në lidhje me ngjarjen e rëndë që alarmoi Vlorën mesditën e sotme. Mësohet se 30-vjeçari, identiteti i të ...
Lirohet Alaudin Malaj, ish-gjyqtari lihet në ‘detyrim paraqitje’ pas sherrit me djemtë për makinën
TIRANË– Alaudin Malaj, ish-kreu i Apelit të Tiranës u la në masën “detyrim paraqitjeje” nga Gjykata e Tiranës. Ish-gjyqtari doli sot para trupit gjykues, p...
I kishte futur kontrabandë nga Kosova/ Sekuestrohet një sasi e rrezikshme fishekzjarresh me fuqi të lartë shpërthyese, arre
TIRANË– Policia e Tiranës ka konstatuar një sasi të madhe të lëndëve piroteknike dhe fishekzjarresh. Gjatë aksionit policor u sekuestruan 12 metër kub lënd...
Kërcënoi me jetën e familjarëve, arrestohet i riu në Vlorë, vuan nga probleme të shëndetit mendor
VLORË– I riu që kërcënoi me jetën e familjes së tij është vënë në pranga. Dosja.al ka mësuar se pas pak minutash negociata ka arrestuar të riun që ...