Sport

Fitorja ndaj Kukësit bën me “krahë” Olsi Ramën, drejtori i Partizanit jep lajmin e madh edhe për merkaton: Nga 1 janari

28 Dhjetor 2020, 09:40 Nga DOSJA
Fitorja ndaj Kukësit bën me “krahë” Olsi Ramën,

TIRANË-Partizani i shkaktoi një humbje historike Kukësit, duke e ndëshkuar me një 4-1 që e katapulton skuadrën e Ilir Dajës në vendin e dytë, gjashtë pikë larg Vllaznisë kryesuese. Tani mund të thuhet me plotë gojën që të kuqtë mund të konsiderohen anti-Vllaznia për titullin kampion. Nga gjithë ky sukses i kënaqur ka dalur drejtori sportiv i Partizanit Olsi Rama. Në përfundim të ndeshjes, Rama foli për mediat,drejtori i përgjithshëm i të kuqve e konsideroi këtë fitore si një dhuratë post-Krishtlindjeve, ndërsa e pret një dhuratë të tillë për Vit të Ri edhe në Laç.

“Unë kam kohë që e pres një Partizan të luajë kështu, madje mendoj se akoma nuk jemi shprehur as sot (dje) në nivelet që ne kemi mundësi të shprehemi. Megjithatë, është një dhuratë e bukur pas Krishtlindjes, edhe për djemtë që gjetën kënaqësinë e një fitoreje me katër gola, edhe për të gjithë tifozët e Partizanit që e meritojnë një kënaqësi të tillë para mbylljes së vitit.”

Partizani kërkon të shmangë edhe bllokimin e merkatos të vendosur nga FIFA. Sanksioni i marrë për transferimin e Çinarit ka tashmë të përqendruar të gjithë vëmendjen e të kuqve, që e kanë dorëzuar dosjen e plotë me të gjitha provat përkatëse të apelimit, në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv të Lozanës, në lidhje me vendimin e FIFA-s, për çështjen Çinari. Rama shprehet se skuadra do të ketë mundësi të bëjë afrime duke filluar nga data 1 janar.

Në kemi bërë maksimumin, presim vetëm përgjigjen e gjyqtarit të KAS-it, shpresojmë të vijë para fundit të vitit, në mënyrë që të kemi menjëherë mundësi që nga 1 janari të bëjmë ato hyrjet në ekip që besoj se do të përforcohemi edhe me shumë.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport olsi rama partizani olsi rama partizani

Sondazh

Poll

Sport 27 Dhjetor 2020, 18:03

VIDEO / Partizani turpëron Kukësin, 4-1

ELBASAN – Partizani i Ilir Dajës shkatërron Kukësin me shifrat 4-1 në ndeshjen e zhvilluar në “Elbasan Arena”. Një rezultat i papritur deri diku, kur sheh...

Sport 27 Dhjetor 2020, 16:56

Kristiano Ronaldo, “Futbollisti i shekullit”

DUBAI – Janë dorëzuar në Dubai trofetë e funditvitit nga “Globe Soccer Awrds 2020”, trofe që i rezervohen futbollit, sa i përket sezonit të fundit. Protagonisti...