Sport

Socialistët kundërshtarë, Braçe-Balla sfidohen ne sport

27 Dhjetor 2020, 18:59 Nga DOSJA

TIRANE – Ndoshta brenda partisë mund të jenë të gjithë në garë për një qëllim, por në pasionin personal, deputetët e pozitës kanë rivalitet të hapur me sa duket dhe në këtë periudhë fushate, e shprehin edhe më tepër. Kështu zv.kryeministri Erion Braçe është shprehur mjaft i kënaqur sot me fitoren e thellë të Partizanit me Kukësin 4-1, ku madje në një moment ka pritur edhe golin e pestë, duke publikuar në rrjetin e tij social një foto të tijën me Kryeministrin Rama dhe kryetarin e Bashkisë së Kukësit dhe presidentin e nderit të Kukësit, Safet Gjici.

Ndërkohë, marrëdhënia e ngushtë e deputetit Taulant Balla me Safet Gjicin e bën atë të jetë tashmë tifoz të Kukësit, pasi skuadra e qytetit të tij të Librazhdit, apo edhe qarkut Elbasan që ai mbulon, është ende larg niveleve të larta. Në komentin në këtë foto të Ballës duket qartë pritshmëritë që ai ka për Kukësin në krye, pavarësisht momentit të vështirë të verilindorëve dhe super formës së Vllaznisë.
B.T (Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll

Sport 27 Dhjetor 2020, 16:56

Kristiano Ronaldo, “Futbollisti i shekullit”

DUBAI – Janë dorëzuar në Dubai trofetë e funditvitit nga “Globe Soccer Awrds 2020”, trofe që i rezervohen futbollit, sa i përket sezonit të fundit. Protagonisti...