Sport

Prapaskena/ “Gega ma kërkoi dorëheqjen kur ishte me COVID”, Gjici ndjen keqardhje për largimin, por shpreson për një ri

27 Dhjetor 2020, 21:51 Nga DOSJA
Prapaskena/ “Gega ma kërkoi dorëheqjen kur ishte me

KUKËS– Partizani i shkakton një humbje historike Kukësit, duke e ndëshkuar me një 4-1 që e katapulton skuadrën e Ilir Dajës në vendin e dytë, gjashtë pikë larg Vllaznisë kryesuese. Të kuqtë i dhanë një tjetër leksion të hidhur Skënder Gegës, që doli kokë ulur përballë skuadrës që dy vjet më parë e shpalli kampion. Pas kësaj disfate, trajneri i Kukësit ka dhënë dorhëqjen dhe nuk do të jetë më në krye të ekipit verilindor. Kryebashkiaku i Kukësit dhe njëkohësisht presidenti i nderit në një lidhje direkte me emisionin “Sport Neës Plus” në “Neës 24”, zbuloi se Gega i kishte kërkuar më parë dorëheqjen në kohën kur kurohej nga ‘COVID’-i.

“Edhe pse ishte me COVID Gega ka kërkuar disa herë dorëheqjen.Mendoj se ishte e nxituar pak. Ne nuk jemi as në mes as në fund të renditjes. Më ka ardhur keq, deri më sot kemi pasur marrëdhënie të shkëlqyer. Ndonjëherë në futboll nuk ecën. Një trajner si Gega Kukësi mund ta shikojë në të ardhmen, sepse ne kemi rikthyer disa trajnerë. I kishte thënë më para drejtorit dhe lojtarëve para se të më thoshte mua sepse nuk kam ato rezultate që duhen. E vlerësoj dorëheqjen. I kam thënë të shikojë shëndetin kur ishte i sëmurë. Kishte një ndjenjë përgjegjësie. Nuk e fajësoj 100% Gegën për çfarë ndodhi sot, por kanë dhe lotjarët.

Safet Gjici foli edhe në lidhje me trajnerin e ri të klubit. Sipas tij skuadra për momentin  do të drejtohet nga Rrahman Hallaçi dhe nëse do të sigurojë rezultate pozitive mund të jetë trajneri i Kukësit për javët në vazhdim.

“Hallaçi do të vazhdojë, por do ta shohim gjatë rrugës. Është e vështirë të gjesh trajnerë si duhet. Hallaçit i eci mirë kur s’ishte Gega. Nëse do ketë rezultate, nuk do bëjmë shumë ndryshime. Është e vështirë të gjesh trajnerë në këto kohë.”

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport kukesi safet gjici skënder gega kukesi safet gjici skënder gega

Sondazh

Poll

Sport 27 Dhjetor 2020, 18:03

VIDEO / Partizani turpëron Kukësin, 4-1

ELBASAN – Partizani i Ilir Dajës shkatërron Kukësin me shifrat 4-1 në ndeshjen e zhvilluar në “Elbasan Arena”. Një rezultat i papritur deri diku, kur sheh...

Sport 27 Dhjetor 2020, 16:56

Kristiano Ronaldo, “Futbollisti i shekullit”

DUBAI – Janë dorëzuar në Dubai trofetë e funditvitit nga “Globe Soccer Awrds 2020”, trofe që i rezervohen futbollit, sa i përket sezonit të fundit. Protagonisti...