Sport

Bledi Shkëmbi për së dyti në Kosovë, tani trajner i Ballkanit

28 Dhjetor 2020, 06:31 Nga DOSJA

KOSOVE – Bledi Shkëmbi për here të dytë kthehet në Kosovë. Tani ai do të jetë në krye të pankinës së skuadrës nga Suhareka. Pak ditë më parë Ballkani shkarkoi nga detyra trajnerin Ismet Munishin, i cili i dha vetes nofkën “Baba”.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi i Ballkanit, që i ka uruar mirëseardhjen trajnerit korçar Bledi Shkëmbi, i cili më herët ka drejtuar skuadrën e Lirisë së Prizrenit dhe vitin e shkuar skuadrën durrsake të Teutës.

“Mirë se vjen Bledi Shkëmbi! Të dashur tifozë, kemi arritur marrëveshjen me trajnerin nga Korça z. Bledi Shkëmbi. Pas shume negociatave me trajner të respektuar, të cilët i kemi kontaktuar dhe të cilët i falënderojmë për shpalosjen e programeve të tyre dhe vullnetin për të bashkëpunuar, ai i cili na bindi për një bashkëpunim të ardhshëm tashme është timonieri më i ri FC Ballkani, Bledi Shkëmbi.

Shkëmbi ka drejtuar skuadrën KF Teuta (Durrës) dhe Liria FC (Prizren) andaj kjo është sprova e tij e dytë në Superligën e Kosovës. Na priftë e mbara Bledi Shkëmbi! Na priftë e mbara Suharekë,”- njofton klubi i Ballkanit nga Suhareka në rrjetet sociale.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bledi shkembi ipko superliga e kosoves ish-trajneri i lirise dhe teutes skuadra e ballkanit skuadra nga suhareka bledi shkembi ipko superliga e kosoves ish-trajneri i lirise dhe teutes skuadra e ballkanit skuadra nga suhareka

Sondazh

Poll

Sport 27 Dhjetor 2020, 18:03

VIDEO / Partizani turpëron Kukësin, 4-1

ELBASAN – Partizani i Ilir Dajës shkatërron Kukësin me shifrat 4-1 në ndeshjen e zhvilluar në “Elbasan Arena”. Një rezultat i papritur deri diku, kur sheh...

Sport 27 Dhjetor 2020, 16:56

Kristiano Ronaldo, “Futbollisti i shekullit”

DUBAI – Janë dorëzuar në Dubai trofetë e funditvitit nga “Globe Soccer Awrds 2020”, trofe që i rezervohen futbollit, sa i përket sezonit të fundit. Protagonisti...