Humbja turpëruese me Partizanin, Skënder Gega largohet nga drejtimi i Kukësit, klubi konfirmon lajmin: Iku vetë…
27 Dhjetor 2020, 19:09Nga DOSJA
TIRANË- Skënder Gega largohet nga drejtimi i Kukësit pas humbjes së thellë të klubit verior me Partizanin 4-1. Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi në një njoftim në rrjetet sociale, ku sqarohet se largimi është bërë nga vetë Gega, me dorëheqje. Trajneri e ka udhëhequr klubin për gati 11 javë, ndërsa shkak për dorëheqjen kanë qenë rezultatet negative. Bashkë me njoftimin, klubi ka sjellë reagimin e trajnerit Skënder Gega, i cili thotë se është ndjerë i vlerësuar gjatë kësaj kohe, por shton se duhet të marrë përgjegjësitë që i takojnë.
NJOFTIMI I PLOTË I KLUBIT KUKËSI:
Njoftim i klubit! Futboll Klub Kukësi njofton se për shkak të rezultateve të fundit, trajneri Skënder Gega ka vendosur të japë dorëheqjen. Pas ndeshjes, trajneri i ka komunikuar klubit vendimin për dorëheqje dhe ky vendim është pranuar dhe është vënë në dijeni presidenti i nderit Safet Gjici. Pas ndeshjes, trajneri ka takuar skuadrën dhe stafin teknik për t’u përshëndetur.
Klubi e falënderon Gegën për kontributin e dhënë dhe i uron shumë suksese në të ardhmen. Trajneri Gega ka shpjeguar arsyet e largimit nëpërmjet këtij mesazhi: “Prej disa muajsh kam qenë në krye të pankinës së Kukësit. Edhe pse kam pasur mbështetjen, besimin dhe respektin nga të gjithë në situatën që ekipi po kalon në ndeshjet e fundit, marr përgjegjësitë dhe vendimin që të mos vazhdoj më në pozicionin e trajnerit. I kërkova klubit dhe presidentit Gjici të më mirëkuptojë për vendimin tim aspak të lehtë.
JU LUTEM NUK KA VEND PËR ALUDIME ! Jam ndjerë tepër i vlerësuar dhe i respektuar nga presidenti Gjici, nga i gjithë klubi, stafi, futbollistët dhe mbështetsit e Kukësit. Për mua ishte kënaqësi dhe eksperiencë shimë e mirë pavarësisht me vështirësite e fillimit. Jam i sigurt që Kukesi do të shkojë atje ku e meriton sepse është një grup shumë i mirë lojtarësh dhe ka mbështetje të madhe nga të gjithë tifozët e mrekullueshëm. Ju falënderoj të gjithëve për respektin dhe mbështetjen tuaj. Ju uroj të gjithëve shëndet dhe suksese. Me respekt S. Gega
Dorëheqja vjen pas sfidës turpëruese që Kukësi pati sot me Partizanin ku “të kuqtë” e Ilir Dajës kanë dhuruar spektakël në Elbasan Arena, dike shënuar plot 4 gola.
(F.g/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
DURRES – Nuk shkon më shumë se një barazim 1-1 ndeshja e mbrëmjes mes Teutës dhe Tiranës. Bardheblutë kalojnë të parët në avantazh që në minutën e 2-të, k...
DUBAI – Janë dorëzuar në Dubai trofetë e funditvitit nga “Globe Soccer Awrds 2020”, trofe që i rezervohen futbollit, sa i përket sezonit të fundit. Protagonisti...
SHKODËR- Vllaznia vazhdon të arratiset drejt kreut të klasifikimit dhe tani është kampionia e vitit 2020, edhe pse ka mbetur edhe një ndeshje për t’u luajt...
TORINO-Aventura e Andrea Pirlos në stolin e Juventusit ishte një sukses i emocioneve. Jo dominuese si në të kaluarën, siç mund të supozohet lehtë për dis...
PARIS– Duhen edhe katër ditë për Vitin e Ri, por Neymar është në qendrën e polemikave. Sulmuesi i PSG, është duke u rikuperuar nga dëmtimi dhe ndodhet në ...
ITALI – Tregu gati të shpërthejë. Me fillimin e vitit të ri, Tiago Pinto (i cili po përfundon karantinën pasi kishte rezultuar pozitiv në Covid), menaxheri i zg...
ROMË-Për jetën private të portierit të Lazios, Thomas Strakosha shumë pak gjëra janë zbuluar dhe në përgjithësi është shkruajtur për paraqitjet e tij në fu...
MILANO– Milan po shijon rekordin e 2020 duke e mbyllur këtë vit në vendin e parë. Ivan Gazidis, drejtori ekzekutiv i klubit kuqezi ka përfituar nga kjo nd...