Sport

VIDEO / Teuta, “mbretëresha” e barazimeve, 1-1 me Tiranën

27 Dhjetor 2020, 17:46 Nga DOSJA
VIDEO / Teuta, “mbretëresha” e barazimeve, 1-1 me Tiranën

DURRES – Nuk shkon më shumë se një barazim 1-1 ndeshja e mbrëmjes mes Teutës dhe Tiranës. Bardheblutë kalojnë të parët në avantazh që në minutën e 2-të, kur Grent Halili zhbllokon ndeshjen, duke dhënë përshtypjen e një takimi që do të shkonte në favor të bardhebluve.

Megjithatë Teuta gjen ritmin dhe jo vetëm e barazpeshon ndeshjen, por edhe arrin ta barazojë pak minuta nga fundi i takimit. Eshtë Kapllani, i cili vetëm 7 minuta nga akvitizimi i tij në këtë ndeshje, ia del mbanë të shënojë.

Ky ishte goli i fundit për këtë 90-minutësh, që u jep nga një pike të dyja skuadrave dhe që nuk i favorizon shumë në klasifikimin e përgjithshëm. Teuta merr kështu barazimin e 8-të në 11 ndeshjet e zhvilluara në këtë sezon dhe mban vendin e katërt, ndërkohë që Tirana mbetet në vendin e shtatë, në pozita jo shumë të favorshme.
B.T (Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll

Sport 27 Dhjetor 2020, 16:56

Kristiano Ronaldo, “Futbollisti i shekullit”

DUBAI – Janë dorëzuar në Dubai trofetë e funditvitit nga “Globe Soccer Awrds 2020”, trofe që i rezervohen futbollit, sa i përket sezonit të fundit. Protagonisti...