Sport

VIDEO / Partizani turpëron Kukësin, 4-1

27 Dhjetor 2020, 18:03 Nga DOSJA
VIDEO / Partizani turpëron Kukësin, 4-1

ELBASAN – Partizani i Ilir Dajës shkatërron Kukësin me shifrat 4-1 në ndeshjen e zhvilluar në “Elbasan Arena”. Një rezultat i papritur deri diku, kur sheh në letër skuadrën nënkampione të vendit, me një sërë emrash të bujshëm e mirëpaguar, me Partizanin e cunguar në këtë sezon për shkak të mungesës së merkatos. Gjithçka zhbllokohet në minutën e 38-të, kur një kombinim i Bardhit me Asanin rezulton fatal për mbrojtjen e verilindorëve.

Në fillimin e pjesës së dytë është Bitri ai që dyfishon shifrat e kësaj ndeshjeje. Krosimi i Malës brenda zones, gjen të lire mbrojtësin e kuq që nuk fal.

Tentativat e Kukësit nuk mungojnë por jo aq të rrezikshme sa për të gjetur rrugën e rrjetës. Edhe këtë here në minutën e 69-të është Partizani që shënon goline tretë. Këtë here rradha për të tundur rrjetën e Kukësit është e Jurgen Bardhit, një gol që në një fare mënyre e vret ndeshjen dhe shpresën e Kukësit për të marrë dicka nga ky takim.

Dhe vetëm 10 minuta më pas, vjen goli i katërt që gjunjëzon përfundimisht skuadrën e drejtuar nga Skënder Gega. I mungonte listës së golashënuesëve në këtë ndeshje Esat Mala dhe pikërisht në minutën e 79-të vendos të renditet dhe ai aty, duke shndërruar në gol një 11-metërsh.

Në mbyllje të takimit, si për statistikë është Kukësi që shënon gol në fundin e takimit. Besim Demiri përfiton një 11-metërsh, i cili ëshë shndërruar në gol nga Agim Ibrahimi. Gjithçka sa për statistikë, pasi asgjë nuk e shpëton Kukësin nga kjo humbje e turpshme, e cila nuk i kishte ndodhur ndonjëherë në Superligë.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll

Sport 27 Dhjetor 2020, 16:56

Kristiano Ronaldo, “Futbollisti i shekullit”

DUBAI – Janë dorëzuar në Dubai trofetë e funditvitit nga “Globe Soccer Awrds 2020”, trofe që i rezervohen futbollit, sa i përket sezonit të fundit. Protagonisti...