Sport

LAJM I ZI/ Rekordmeni shqiptar i notit ndërron jetë papritur, Klavio Meça vdes në aksident (DETAJET)

27 Dhjetor 2020, 18:49 Nga DOSJA
LAJM I ZI/ Rekordmeni shqiptar i notit ndërron jetë papritur, Klavio

AMERIKE – Sporti shqiptar është tronditur sot nga lajmi i trishtë i ndarjes nga jeta në moshën 24-vjeçare i notarit Klavio Meça. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se ai ka humbur jetën në një aksident.

Një nga sportistët më të mirë të notit shqiptar, kampion e rekordmen, që ka ditur të tregojë në çdo aktivitet aftësitë e tij.

Klavio ka nderuar Shqiperinë dhe notin shqiptar në mjaft evente sportive kombëtare, mbarëkombëtare e ndërkombëtare, duke vendosur edhe rekorde. Ndaj, lamtumira e tij e parakohshme është një lajm që na ka tronditur të gjithëve.

Një notar kampion dhe një djalë model, që do t’ju mungojë të gjithëve, familjes së tij, shokëve e kolegëve. Lamtumira e tij është një humbje e madhe për sportin shqiptar, pasi shuhet në lulen e rinisë një nga talentet e sportit të notit.

(B.T;F.G/Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport vdes klavio meça vdes klavio meça

Sondazh

Poll

Sport 27 Dhjetor 2020, 16:56

Kristiano Ronaldo, “Futbollisti i shekullit”

DUBAI – Janë dorëzuar në Dubai trofetë e funditvitit nga “Globe Soccer Awrds 2020”, trofe që i rezervohen futbollit, sa i përket sezonit të fundit. Protagonisti...