Sport

Laçi rikthehet në pikën zero, Kastrioti e zbret me këmbë në tokë, Apolonia nuk di të bëjë surpriza përballë Bylisit

27 Dhjetor 2020, 15:06 Nga DOSJA
Laçi rikthehet në pikën zero, Kastrioti e zbret me

SHQIPËRI– Laçi nuk di të ruajë vazhdimësinë, pas dy fitoreve rradhazi kurbinasit munden nga Kastrioti me shifrat 1-0. Kjo ishte disfata e parë për Shpëtim Duron në stolin e kurbinasve. Goli i takimit për krutanët u shënua në minutën e 24-të të takimit nga Indrit Prodani.

Kurbinasit kishin mundësi të barazonin shifrat që në pjesë të parë nga 11-m kur Xhixha gaboi nga pika e bardhë e penalltisë. Realizimi i Prodanit mbeti në fuqi deri në përfundim të takimit, një sukses që ngjit Kastriotin përkohësisht në vendin e 5-të në kuotën e 16 pikëve. Apolonia vazhdon dështimin e saj.

Pa trajner në krye duket se ky sezon është i dështuar për ekipin fierak. Në takimin Bylis-Apolonia zhvilluar në stadiumin “Adush Muça” ballshiotët fitojnë me shifrat 3-1. Golat e takimit u shënuan nga Anthony Bej në minutat 22 dhe 51, ndërsa Hadroji trefishoi shifrat në minutën e 73-të,para se kapiteni Ymeraliaj të shënonte në portën e tij golin e vetëm në favor të fierakëve.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bylis kastrioti laçi bylis kastrioti laçi

Sondazh

Poll