Sport

Neymar është i dëmtuar, por nuk rri dot larg festave, disko në shtëpinë e tij dhe 500 të ftuar: ja plani për 31 dhjetori

27 Dhjetor 2020, 13:29 Nga DOSJA
Neymar është i dëmtuar, por nuk rri dot larg festave, disko

PARIS– Duhen edhe katër ditë për Vitin e Ri, por Neymar është në qendrën e polemikave. Sulmuesi i PSG, është duke u rikuperuar nga dëmtimi dhe ndodhet në shtëpinë e tij në Magaratiba në Brazil, çdo gjë këtu është në rregull, por lojtari ka organizuar një mega-parti duke ftuar 500 njerëz për natën e 31 dhjetorit.

“O Globo” shkruan sulmuesi i PSG ka ndërtuar një diskotekë pikërisht për këtë ngjarje, ku nuk do të lejohen celularët. Në Brazil kanë shpërthyer menjëherë, me të drejtë, polemikat për shkak të situatës me koronavirus, duke qenë se Brazili është vendi i tretë në botë për të infektuarit.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport brazil neymar brazil neymar

Sondazh

Poll