Sport

Milik dhe Hysaj me parametra zero, Roma mendon për një goditje të dyfishtë

27 Dhjetor 2020, 10:49 Nga DOSJA
Milik dhe Hysaj me parametra zero, Roma mendon për një goditje të

ITALI – Tregu gati të shpërthejë. Me fillimin e vitit të ri, Tiago Pinto (i cili po përfundon karantinën pasi kishte rezultuar pozitiv në Covid), menaxheri i zgjedhur nga Friedkin në Portugali, do të kujdeset për të. Por Roma ende ka edhe dy fronte të hapura, në të cilat ata kanë punuar për muaj: Milik dhe Hysaj, dy lojtarët e Napolit, që nuk kanë pranuar rinovimin e propozuar të kontratës dhe do të lirohen në qershor.

Polaku po bën presion për të gjetur një zgjidhje në janar, pasi për të ekziston rreziku që ai të humbasë ekipin kombëtar dhe finalet e Europianit, nëse vazhdon të mbetet jashtë skuadrës. Ai ka pasur disa kontakte në Angli, por nuk do të jetë e lehtë të gjejë një zgjidhje që i përshtatet De Laurentis. Roma e pret atë në fund të kontratës. Me Dzekon që po i afrohet 35 viteve, polaku përfaqëson një alternativë të favorshme.

E njëjta gjë vlen edhe për Hysaj, me të cilin tashmë ishte arritur një marrëveshje me agjentin e tij për qershorin, kur edhe ai do të lirohet. Ai është mbrojtësi i djathtë, që Roma ka ndjekur për disa sezone dhe është 26 vjeç. Mes shqiptarit dhe Napolit nuk duket se ka ndonjë mundësi për një marrëveshje për rinovimin e kontratës, e cila skadon në fund të sezonit, kontaktet janë ndërprerë.

Kërkesat ekonomike të futbollistit u konsideruan shumë të larta nga Napoli. Lamtumira në një transferim falas në fund të sezonit është gjithnjë e më e mundshme dhe opsioni i Romës mbetet më i vlerësuari nga Hysaj. Agjenti i tij Mario Giufredi, i cili tashmë ka Jordan Veretout në ekipin ‘verdhekuq”, ka folur shpesh me drejtuesit e Romës për mbrojtësin shqiptar.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport mbarojne kontratat mbrojtesi i djathte i napoli milik dhe hysaj ne qershor me parametra zero mbarojne kontratat mbrojtesi i djathte i napoli milik dhe hysaj ne qershor me parametra zero

Sondazh

Poll