Aktualitet

Dëborë për ndërrimin e viteve në kryeqytet? Flasin sinoptikanët: Sa shanse ka që Tirana të zgjohet e “bardhë̶

27 Dhjetor 2020, 16:28 Nga DOSJA
Dëborë për ndërrimin e viteve në kryeqytet? Flasin

TIRANE- Kryeqyteti ka shumë pak gjasa që këtë vit të përfshihet nga reshjet e dëborës. Ky është përfundimi që japin sinoptikanët për motin gjatë ndërrimit të viteve. Sinoptikani Hakil Osmani nga Meteoalb thotë se shiu do të vijojë.

“Reshjet e shiut që kanë rënë gjatë të shtunës dhe të dielës kanë qenë të konsiderueshme. Në vendin tonë kanë rënë nga 40-70 mm shi. Më të dukshme këto reshje kanë qenë në zonat jugperëndimore të vendin. Ndërsa reshjet e borës janë shfaqur në zonat malore, por më të dukshme kanë qenë në veri dhe verilindje të Shqipërisë. Në zonat malore kemi pasur cm reshje bore, ndërsa në zonat e thella deri në gjysmë metri…”-thotë ai.

Por dëborë nuk do të ketë.  “Momentalisht, nuk kemi sinjale që kryeqyteti të përfshihet nga reshjet e borës.”-është shprehur ai për Abc News. 

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dëborë në tiranë hakil osmani moti i keq ne shqiperi dëborë në tiranë hakil osmani moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll