Aktualitet

Moti do të përkeqësohet! Drejtoria Detare nxjerr njoftimin e rëndësishëm: Merrni masat, deti do të jetë nën pushtetin e

27 Dhjetor 2020, 14:56 Nga DOSJA
Moti do të përkeqësohet! Drejtoria Detare nxjerr njoftimin e

TIRANE- Drejtoria e Përgjithshme Detare iu bën thirrje të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në bregdet të bëjnë kujdes pasi moti do të përkeqësohet. Në një njoftim për mediat, DPD sqaron se bregdeti do të jetë nën pushtetin e erës nga data 27 deri më 30 dhjetor, prandaj duhen marrë masat për të mos lundruar në këto ditë.

NJOFTIMI I PLOTË: 

Njoftim për përkeqësim të motit !
Në datën 27-30 dhjetor 2020 moti do të përkeqësohet. Bregdeti ynë do të përfshihet nga era me drejtim jug dhe jug -perendim me shpejtësi që varion nga 10-20m/s dhe forca e detit do të variojë nga 5-8 shkalla bufort, kurse lartësia e dallgës do të jetë 1.50 -2.50 m.Moti i përkeqësuar do të shtrihet në gjithë bregdetin tonë.
Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe rritje e gadishmerisë së ekuipazhit në mjetet lundruese.
Siguria juaj prioriteti ynë!

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet drejtoria detare moti i keq ne shqiperi drejtoria detare moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll