COVID19 në Shqipëri, MSH publikon bilancin: 10 viktima dhe 499 raste të reja në 24 orët e fundit
27 Dhjetor 2020, 15:07Nga DOSJA
TIRANË- 499 raste pozitivë me COVID19 në Shqipëri dhe 10 viktima. Ky është bilanci i 24 orëve të fundit. Në afrim të festës së ndërrimit të viteve, Ministria e Shëndetësisë iu bën thirrje qytetarëve të festojnë me familjen e vogël dhe të ruajnë higjienën dhe distancën sociale. Në njoftimin e përditshëm, MSh bën me dije se numri i të shtruarve në spitale vijon të jetë i qëndrueshëm. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 316 pacientë, 23 në terapi intensive nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.
NJOFTIMI I PLOTË:
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën apel qytetarëve të kufizojnë kontaktet dhe të festojnë me familjen e vogël, për të kufizuar përhapjen e COVID-19. Mbajtja e detyrueshme e maskës, ruajtja e higjienës personale dhe distancës fizike janë mjetet që secili ka në dorë për të mbajtur larg virusin e rrezikshëm.
Situata e COVID19 në 24 orët e fundit paraqitet si vijon:
Janë kryer 2165 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 499 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 180 raste në Tiranë, 36 në Durrës, 29 në Fier, 21 në Shkodër, 19 në Vlorë, nga 16 raste në Elbasan, Gjirokastër, 15 në Sarandë, 13 në Lushnje, nga 12 raste në Lezhë, Berat, 11 në Dibër, nga 9 raste në Pogradec, Kavajë, nga 8 raste në Mirditë, Mat, nga 6 raste në Kurbin, Përmet, Delvinë, Tepelenë, 5 në Korçë, nga 4 raste në Tropojë, Librazhd, Malësi e Madhe, nga 3 raste në Krujë, Kukës, Has, Peqin, Klos, Gramsh, Kuçovë, nga 2 raste në Rrogozhinë, Ura Vajgurore, Selenicë, Kolonjë, Shijak, Skrapar, Poliçan, nga 1 rast në Devoll, Pukë, Mallakastër, Divjakë, Roskovec, Bulqizë, Memaliaj, Vorë, Këlcyrë.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 384 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 31,565 që nga fillimi i epidemisë.
Numri i të shtruarve në spitale vijon të jetë i qëndrueshëm. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 316 pacientë, 23 në terapi intensive nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.
Fatkeqësisht me gjithë përpjekjet e mjekëve, 10 qytetarë nuk e kanë fituar betejen me covid19. Mjeku 72 vjecar Sali Baco; 2 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Lezha, 1 qytetar nga Gjirokastra, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Mati, 1 qytetar nga Lushnja, të moshave 55-80 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes, për t’u referuar për testim, ndjekje të vazhdueshme dhe për rimbursimin e barnave të trajtimit ambulator në banesë. Nëse nuk e dini cili është mjeku juaj i familjes, telefononi linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për ta mësuar dhe për t’u vendosur në kontakt me mjekun tuaj të familjes. Gjithashtu është në dispozion 24 orë në 7 ditë të javës numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare, ku mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.
COVID-19 – Statistika (27 Dhjetor 2020) Raste të reja ditore 499 Të shëruar në 24 orë 384 Të shtruar në spitale 316 Humbje jete në 24 orë 10 Testime ditore 2165
Testime totale 253,689 Raste pozitive 56,254 Raste të shëruara 31,565 Raste Aktive 23,536 Humbje jete 1153
Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka vendosur të hapë garën për drejtues të prokurorive te rretheve në shkallën e parë dhe apele për një mandat të plotë 3 vje&cced...
TIRANE- Drejtoria e Përgjithshme Detare iu bën thirrje të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në bregdet të bëjnë kujdes pasi moti do të përkeqësohet. Në ...
ELBASAN– Pandemia e koronavirusit i ka marrë jetën një tjetër mjeku. Për shkak të COVID-19 ka ndërruar jetë Dr. Sali Baco, me profesion neuropsikiatër.Bac...
BERAT-Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Berat-Poliçan në vendin e quajtur Uznovë e madhe, ku dy mjete janë përplasur kokë më kokë.Aksidenti...
TIRANË– Shefi i Stacionit të Policisë Kufitare Kakavijë Vilson Dine, në një deklaratë për mediat ka dhënë informacione lidhur me aktivitetin vjetor në Pikë...
SPANJË- Policia spanjolle ka bërë të mundur kapjen e një organizatë kriminale më qendër në Malga dhe Granada, ku janë arrestuar 6 persona mes tyre 5 shqipt...
SHKODËR– Pas shpërthimit me tritol mbrëmjen e djeshme në Shkodër, pronari i mjetit Nazmi Bandulla ka dhënë versionin e tij për ngjarjen. Në dëshminë e tij ...
DIMAL– Bashkëshortja e Petrit Bahos, Burbuqe Baho, qytetari që çoi në SPAK kryebashkiaken Juliana Memo, ka akuzuar këtë të fundit se ka marrë 20 mijë pau...