Aktualitet

Greqia s’humbet kohë! Pasi njoftoi zgjerimin me 12 milje, anija helene nis peshkimin disa milje pranë Lukovës. 1 orë punë

27 Dhjetor 2020, 16:11 Nga DOSJA
Greqia s’humbet kohë! Pasi njoftoi zgjerimin me 12 milje, anija

SHQIPËRI– Të premten Greqia dha lajmin se kishte kaluar dekretin për zgjerimin me 12 milje në detin Jon. Nuk ka kaluar shumë kohë dhe anijet greke kanë marrë liri-dalje për të shfrytëzuar për peshkim edhe brigjet shqiptare, duke mos pritur vendimin e Gjykatës ndërkombëtare të Hagës.

Një anije greke peshkimi me emrin “AGIOS SPIRIDON” është lokalizuar sot vetëm 8 milje larg bregdetit të fshatit Lukovë dhe 7 milje nga ishulli grek i Erikuzës. Pasi ka kryer punë në det, pas peshikimit për rreth një orë e 17 minuta, anija më pas është kthyer në portin e Igumenitsas në Greqi.

Ndërkohë autoritetet shqiptare nuk kanë reaguar fare lidhur me ndërhyrjen që është bërë në territorin e ujrave shqiptare. Ndërkohë që vetëm pak kohë më parë Greqia dhe Turqia gati sa nuk hynë në luftë për shkak se anija turke “Uruç Reis” po kërkonte për naftë pranë ujrave greke.

Zgjerimi i Greqisë u bë pa një marrëveshje me Shqipërinë, ndërsa kryeministri Edi Rama deklaroi dje se ky shtet ka të drejtë ta bëjë një gjë të tillë. Ndërsa pas vizitës së Nikos Dendias në Tiranë, dy palët vendosën që çështjen ta dërgojnë në Gjykatën e Hagës.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll