Aktualitet

FOTOT/ Moti i keq, OSSH sqaron situatën: Qarqet me më shumë probleme janë Vlora dhe Kukësi, 1500 punonjës janë në terren

27 Dhjetor 2020, 15:11 Nga DOSJA
FOTOT/ Moti i keq, OSSH sqaron situatën: Qarqet me më shumë

TIRANE- Operatori i Sistemit të Shpërndarjes ka përditësuar të dhënat për motin e keq në Shqipëri përgjatë 24 orëve të fundit dhe defekteve në shpërndarjen e energjisë elektrike. Në një njoftim për mediat, OSSH bën me dije se janë marrë të gjitha masat që spitalet dhe qendrat e kujdesit shëndetësor të mos kenë ndërprerje të energjisë, ndërsa dy qarqet me më shumë probleme janë  Kukësi dhe Vlora.

NJOFTIMI I PLOTË: 

Operatori i Sistemit të Shpërndarjes, OSSH, po ndjek me vëmendje situatën e krijuar në rrjetin e shpërndarjes si pasojë e motit të keq me reshje shiu e dëbore në vendin tonë gjatë ditës së sotme. OSSH ka marrë të gjitha masat për garantimin e furnizimit me energji elektrike të objekteve të rëndësisë së veçantë si spitalet, qendrat shëndetësore, ujësjellësat dhe hidrovoret të cilat janë aktualisht me furnizim pa ndërprerje të energjisë.

Në 11 dispeceritë rajonale të OSSH-së janë angazhuar rreth 1500 punonjës brigadat e avarisë që riparojnë defektet e krijuara në rrjetin e shpërndarjes si pasojë e motit të keq.

Nga informacioni i orës 15:00 i mëngjesit të sotëm raportohen për defekte kryesisht në zonat veriore, kryesisht në këputje të kabllove, përcjellësave dhe izolatorëve. Më të prekura nga defektet janë rajoni i Kukësit dhe Vlorës.

OSSH thekson se grupet e avarisë janë në terren dhe po punojnë për rikthimin e energjisë tek të gjithë abonentët.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet moti i keq ne shqiperi ossh moti i keq ne shqiperi ossh

Sondazh

Poll