Aktualitet

FOTO/ Fermë kanabisi në shtëpi, shqiptari habit anglezët: S’dija gjë… Avokati e mbron: Ka karakter të mirë

27 Dhjetor 2020, 16:08 Nga DOSJA
FOTO/ Fermë kanabisi në shtëpi, shqiptari habit anglezët:

ANGLI– Pretendon se është vetëm një kopështar, por Preng Prenga është arrestuar nga Policia britanike pasi ishte duke ikur nga një pronë në Blackburn teksa një fermë kanabisi me vlerë 44 mijë e 800 paund u zbulua. Mediat vendase raportojnë se ishin banorët e zonës ata që spiunuan në Polici dhe më 5 tetor, u gjet një sistem i tërë i rritjes së kanabisit.

Në një shtëpi ndodheshin bimë që rriteshin në dhomën e ndenjies por edhe në tri dhoma në katin e dytë të banesës. Kur u pyet nga gjykata, shqiptari Preng Prenga tha se nuk kishte dijeni për kanabisin.

Sipas avokatit, Abiud Kaihiva, Prenga ishte me karakter të mirë dhe kishte mbërritur në Britaninë e Madhe 5 vite më parë me rrugën tashmë të njohur të kamionëve. Ai u dënua me dy vite burg dhe pas përfundimit të dënimit do të dëbohet nga Anglia.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ferme kanabisi ne angli preng prenga ferme kanabisi ne angli preng prenga

Sondazh

Poll