Aktualitet

Bënë sherr në mes të rrugës! Dy persona ndjekin me vrap shqiptarin, plumba drejt shtëpisë së shqiptarit në Itali

27 Dhjetor 2020, 14:53 Nga DOSJA
Bënë sherr në mes të rrugës! Dy persona ndjekin me vrap

ITALI– Një përleshje me armë zjarri ka ndodhur në Itali, ku i përfshirë ka qënë edhe një 27-vjeçar shqiptar. Pas një përleshje në rrugë në Montecompatri, ata u kthyen në shtëpinë e të riut dhe gjuajtën me katër të shtëna pistolete në portë.

Sipas informacioneve paraprake, shqiptari 27-vjeçar u konfliktua me dy persona të tjerë në Montecompatri të Romës. Më pas ai u largua drejt banesës së tij. Por dy personat, ndoshta edhe të ndihmuar nga të tjerë e ndoqën pas dhe qëlluan me armë drejt shtëpisë së tij.

Megjithatë nuk dihet se përse ka nisur sherri mes të rinjve, ndërsa hetimet kanë nisur nga Policia italiane.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet itali shqiptari ne itali itali shqiptari ne itali

Sondazh

Poll