Bota

Ngre krahun e bluzës dhe bën vaksinën! Kryeministri grek merr dozën e ‘Pfizer’: Ishte pa dhimbje!

27 Dhjetor 2020, 12:34 Nga DOSJA
Ngre krahun e bluzës dhe bën vaksinën! Kryeministri grek merr

ATHINË–Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis është vaksinuar me dozën e ‘Pfizer’. Para kamerave, Mitsotakis ngrit bluzën dhe i buzëqeshur prit me durim, injektimin e vaksinës.

“Ishte pa dhimbje,”- tha Mitsotakis menjëherë pasi mori vaksinën, ndërsa uroi infermierët duke iu thënë thjesht: Punë të mbarë!

Gjithashtu, ai ka thënë se mendon se të gjithë grekët sot janë të buzëqeshur nën maskat e tyre, ku dhe shtuar që vaksina është mënyra e vetme për t’u kthyer jetës në normalitet.


“Unë besoj se të gjitha gratë dhe burrat grekë janë duke buzëqeshur nën maskat e tyre. Vaksina është mënyra e vetme për të marrë përsëri jetën në duart tona dhe për të qenë në gjendje të shkruajmë këtë vit të lavdishëm që shënon 200 vjetorin e Revolucionit Grek, për të shkruar faqe të reja të shkëlqyera në historinë e vendit tonë,”-ka thënë ai.

Sot në Greqi ka nisur vaksinimi anti-COVID në Greqi. E para që është injektuar një infermiere e quajtur Efstathia Kampisiouli, ndërsa pas saj u vaksinua kryeministri Kyriakos Mitsotakis, bashkëshortja e tij, po ashtu edhe presidentja e Republikës, Katerina Sakellaropoulou.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni greqia kyriakos mitsotakis operacioni liria ne greqi greqia kyriakos mitsotakis operacioni liria ne greqi

Sondazh

Poll