Bota

Vrau gruan, dy motrat e saj dhe të dashurën/ Arrestohet pas 25 viteve, 62-vjeçari në Rumani

27 Dhjetor 2020, 12:01 Nga DOSJA
Vrau gruan, dy motrat e saj dhe të dashurën/ Arrestohet pas 25 viteve,

RUMANI– Vasil Lavric, një vrasës serial, i njohur në Rumani si “Ngrënësi i grave”, pasi akuzohet se ka vrarë gruan e tij, dy motrat e saj adoleshente dhe një të dashur dhe më pas ka djegur trupat e tyre në acid është arrestuar këtë muaj. Sipas mediave, tashmë 62 vjeç, ai u arrestua këtë muaj për katër vrasje makabër që datojnë deri në 25 vjet më parë, në qytetin rumun të Rădăuți.

Lavric u ndaluar gjashtë vjet më parë për vrasjen e gruas së tij Nicoleta dhe dy motrave të saj adoleshente, por hetimi u mbyllë për mungesë të provave. Ndërkohë, në atë kohë e dashura e tij Aurica Bodnarescu ka dalë në krah Lavric, duke thënë se ai ishte i pafajshëm dhe se motra e humbur po i ngacmonte nga jashtë shtetit.

Por, pak kohë më vonë edhe Aurica, nënë e dy fëmijëve të tij, është zhdukur pa lënë gjurmë dhe besohet se ajo ka gjetur të njëjtin fat të keq të grave të tjera.

Sakaq, vrasja e parë e Lavric është kryer në 1995 dhe ishte kunata e tij Iuliana Iordache, në atë kohë vetëm 16 vjeç.  Sipas mediave, mendohet se ajo mund të kishte pasur një marrëdhënie seksuale me bashkëshortin e të motrës, i cili ishte në atë periudhë ishte 37 vjeç.

Ndërsa, dhjetë vjet më vonë në 2005 ai besohet se vrau gruan e tij 31-vjecare Nicoleta, e cila kishte vazhduar të jetonte me të, pesë vjet pasi ai e kishte goditur me çekiç në duar gjatë një sulmi në vitin 2000. Krimi nuk mbyllet këtu, dy muaj më vonë, pas zhdukjes së Nicoletas, Lavric vrau morën tjetër të saj Ramona, 18 vjeçe. Sipas mediave romune Ramona kishte lindur fëmijën e vrasësit si një tjetër lidhje jashtë-martesore e tij.

Më pas ai i ka dërguar letra të rreme vjerrës së tij, që supozohet se vinin nga tre vajzat e saj të zhdukura. Në letra ai shkruante se vajzat ishin në Gjermani duke kërkuar punë dhe sapo të kishin mundësi do të dërgonin para. Prej atëherë ai dyshohej për vrasje, por zyrtarët nuk arrinin të gjenin prova për vdekjen e tyre.

Në vitin 2013 çështja i kaloi prokurorëve në kryeqytetin Bukuresht, të cilët më vonë kontrolluan shtëpinë e tij, por përsëri nuk arritën të gjenin prova, deri më tani, ku është bërë dhe arrestimi i tij.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota aurica bodnarescu vasil lavric aurica bodnarescu vasil lavric

Sondazh

Poll