Aktualitet

Dëborë në Veri! Trashësia arrin 15 cm në Tropojë e Valbonë, gjithë natën punime dhe kripë. Probleme edhe në dritat

27 Dhjetor 2020, 10:30 Nga DOSJA
Dëborë në Veri! Trashësia arrin 15 cm në Tropojë e

KUKËS– Vendi ynë është përfshirë nga mot i keq, që ka sjellë reshje dëbore në veri të vendit. Shtabi i Emergjencave të Prefekturës Kukës kanë bërë me dije se në Shishtavec lartesia e borës arrin 10 cm, ndërsa në Tropojë e Valbonë 15 cm. Në qytetin e Hasit dëbora ka arritur lartësinë e 5 cm, ndërsa në Qafë Prush 13 cm.

Megjithatë edhe pse ka pasur reshje dëbore, gjendja e rrugëve nacionale në Kukës janë të qarkullueshme normalisht pasi është punuar dhe është hedhur kripë për t’i mbajtur hapur. Por probleme ka pasur me furnizimin me energji elektrike. 


“Të gjitha rrugët nacionale janë të qarkullushme normalisht.  Firmat kontraktore që kanë në performance rrugët nacionale të Qarkut Kukës kanë punuar gjatë gjithë natës për mbajtjen në gatishmëri të tyre. Rrugët rurale janë të kalueshme normalisht. Nga bashkitë po punohet me kapacitetet teknike e njerëzore për mbajtjen në gatishmëri të tyre.  Nga raportimet kemi probleme në rrjetin e furnizimit me energji elektrike të disa fshatrave, Zahrisht, Golaj, Fajza, Vlahen. Nga OSHEE po punohet për eleminimin e defektit,”-thuhet ndër të tjera në njoftim.

Dimri ka ardhur dhe moti i keq ka përfshirë vendin. Në veri, dëbora ka mbuluar vendin duke shkaktuar probleme edhe me qarkullimin e mjeteve. Ndërsa në portin e Vlorës është ndaluar lundrimi i mjeteve të vogla të lundrimit.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kukes moti i keq ne shqiperi kukes moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll