Aktualitet

Shqiptarët kthehen për Vitin e Ri! S’ka COVID që i ndal, 2887 qytetarë kanë hyrë nga Kapshtica dhe Kakavija brenda 2

27 Dhjetor 2020, 10:19 Nga DOSJA
Shqiptarët kthehen për Vitin e Ri! S’ka COVID që i ndal,

KORÇË– Pandemia e koronavirusit nuk i ka trembur emigrantët që të kthehen në Shqipëri për festat e fundvitit. Gjatë 24 orëve të fundit një numër i konsiderueshëm emigrantësh kanë kaluar kufirin e Kapshticës në Shqipëri për të kaluar festat e fundvitit.

Mësohet se bëhet fjalë se kanë hyrë rreth 406 persona dhe 108 mjete, ndërsa në Qafë Thanë ka pasur më shumë fluks pasi kanë hyrë 2481 shtetas dhe kanë dalë 2228 persona.

Ndërkohë bazuar në shifrat e pak ditëve më parë edhe në aeroportin e Rinasit nuk ka pasur shifra të ulëta qytetarët. Edhe në kohë pandemie kanë zgjedhur që të udhëtojnë për t’u rikthyer në atdhe. 

Këtë vit do të mungojnë vetëm shqiptarët që banojnë në Britaninë e Madhe për shkak se fluturimet me Anglinë janë pezulluar për shkak të mutacionit të koronavirusit që është zbuluar dhe ka filluar të përhapet edhe në Europë. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet emigrantet per festa ne shqiperi emigrantet per festa ne shqiperi

Sondazh

Poll