Aktualitet

Vrasja e çiftit Pasho në Itali/ Ish-e dashura e djalit të tyre ka shantazhuar kunatën: Do tregoj se ke lidhje me një burrë

27 Dhjetor 2020, 10:09 Nga DOSJA
Vrasja e çiftit Pasho në Itali/ Ish-e dashura e djalit të tyre

ITALI-Detaje të reja janë zbuluar nga vrasja e çiftit Teuta dhe Shpëtim Pashos në Itali, trupat e të cilëve u gjetën të copëtuar në katër valixhe. Deri më tani pista e dyshuara kryesore për vrasjen e tyre është ish-e dashura e djalit Elona Kalesha, e cila ndodhet në burg.

Ndërkohë, sipas hetimeve të fundit një detaj i ri ka dalë,  36-vjeçarja, ka shantazhuar të bijën e çiftit Pasho, Viktorian se në rast se ajo do tregonte se prindërit kishin qëndruar në apartamentin e saj, ajo do t’iu tregonte prindërve se kishte një lidhje me një burrë të martuar. Ndaj e bija e tyre deklaroi se herën e fundit prindërit kishin qëndruar në shtëpinë e saj, jo në apartamentin e vëllait.

Kalesha është burg, pasi Gjykata mendon se ajo përbën rrezik dhe mund të kryejë sërish krim. Sakaq, Kaleshi rezulton problematike pasi është emër i njohur për drejtësinë italiane, ajo ka qenë e dënuar për mashtrim, rezistencë ndaj punonjësit publik, plagosje e lehtë dhe vrasje.

Çifti Teuta dhe Shpëtim Pasho u gjetën të copëtuar në Itali në 4 valixhe, pesë vite pas zhdukjes. Që prej nëntorit të viti 2015, që përkon edhe me kohën kur doli nga burgu djali i tyre, nuk u dëgjua asgjë për ta. Ata u gjetën pranë burgut ku ka vuajtur dënimin djali, nga ku mendohet të ketë marrë shkak edhe vrasja. Detajet që ndihmuan në identifikimin e trupave, ishte një tatuazh që mbante në krah burri i copëtuar, që u konfirmuar më vonë. Prova më e fortë ishte kryerja e AND-së tyre, që vërtetoi se ishin ata. Ndërkohë, policia italiane vijon hetimet në zbardhjen e plote të vrasjes maksabre të çiftit shqiptar.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet vrasja e cifti pasho vrasja e cifti pasho

Sondazh

Poll

Aktualitet 26 Dhjetor 2020, 19:40

Shpërthim me tritol në Shkodër

SHKODËR– Një shpërthim me tritol ka ndodhur pak minuta më parë në Shkodër në lagjen ‘Rus’. Mësohet se lënda plasëse i ishte vendosur një automjeti.Fa...