Aktualitet

Dëborë në Veri! ARRSH njoftim për shoferët: Qarkullimi vazhdon normalisht dhe pa zinxhirë

27 Dhjetor 2020, 09:45 Nga DOSJA
Dëborë në Veri! ARRSH njoftim për shoferët: Qarkullimi

TIRANË-Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë një njoftim për të gjithë shoferët lidhur me situatën e akseve në vend, në një kohë kur vendi është përfshirë nga moti i keq me reshje shiu e dëbore. Shoferët sigurohen se qarkullimi vazhdon normalisht dhe pa zinxhirë në të gjitha akset.

Sipas një njoftim të ARRSH-së është bërë me dije se në rajonin verior kanë rënë reshje bore, dhe si pasojë ka pasur probleme në segmentin Pukë-Fushë Arrëz-Kukës, dhe në atë Bulqizë-Peshkopi. Por është bërë pastrimi dhe shpërndarja e kripës dhe akset janë të kalueshme. Gjithashtu është bërë me dije se në të gjitha akset kontraktorët kanë punuar me mjete dhe fuqi punëtore për t’i mbajtur të hapur.

“Në rajonin Verior kryesisht në qarkun Kukës dhe pjesërisht në Diber ka pasur reshje bore gjatë natës. Në segmentin Pukë-Fushë Arrëz-Kukës, ka pasur reshje dëbore, është bërë pastrimi dhe shpërndarja e kripës. Në segmentin Bulqizë-Peshkopi ka pasur reshje të dobëta dëbore, rruga është pastruar dhe qarkullimi vazhdon normalisht. Në të gjitha akset kontraktorët kanë punuar me mjete dhe fuqi punëtore për mbajtjen hapur të akseve. Qarkullimi vazhdon normalisht dhe pa zinxhirë në të gjitha akset,”-shkruhet në njoftim. 

POSTIMI I PLOTË:

Dimri ka ardhur dhe moti i keq ka përfshirë vendin. Në veri, dëbora ka mbuluar vendin duke shkaktuar probleme edhe me qarkullimin e mjeteve. Ndërsa në portin e Vlorës është ndaluar lundrimi i mjeteve të vogla të lundrimit.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrsh moti i keq ne vend arrsh moti i keq ne vend

Sondazh

Poll

Aktualitet 26 Dhjetor 2020, 19:40

Shpërthim me tritol në Shkodër

SHKODËR– Një shpërthim me tritol ka ndodhur pak minuta më parë në Shkodër në lagjen ‘Rus’. Mësohet se lënda plasëse i ishte vendosur një automjeti.Fa...