Aktualitet

Aksident në Lushnje/ Dy makina përplasen, plagosne shoferët, shkak dyshohet manovrimi i gabuar

27 Dhjetor 2020, 08:53 Nga DOSJA
Aksident në Lushnje/ Dy makina përplasen, plagosne shoferët,

LUSHNJE– Një aksident ka ndodhur në aksin Lushnje- Berat, ku si pasojë janë plagosur tre persona. Dy makina, një tip ‘Volkswagen’ dhe një tip Lancia janë përplasur me njëra-tjetrën në vendin e quajtur ‘Stan Karbunarë’.

Si pasojë e impaktit të përplasjes janë plagosur drejtuesit e mjeteve një 47-vjeçar me iniciale A.Gj. dhe një 19-vjeçar me iniciale H.Sh., të cilët u dërguan në spitalin e Lushnjes ku edhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.


“Sot rreth orës 09:40, në aksin rrugor Lushnjë-Berat, në vëndin e quajtur ‘Stan Karbunarë’, mjeti tip ‘Lancia’ me drejtues shtetasin A. Gj., 47 vjeç, banues në Lushnjë, është përplasur me mjetin tip ‘Volksëagen’ me drejtues shtetasin H. Sh., 19 vjeç, banues në Lushnjë,“- njofton zyrtarisht Policia.

Ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave ngjarjes, paraprakisht dyshohet se aksidenti ka ndodhur për shkak të një parakalimi të gabuar.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksident në lushnje aksident në lushnje

Sondazh

Poll

Aktualitet 26 Dhjetor 2020, 19:40

Shpërthim me tritol në Shkodër

SHKODËR– Një shpërthim me tritol ka ndodhur pak minuta më parë në Shkodër në lagjen ‘Rus’. Mësohet se lënda plasëse i ishte vendosur një automjeti.Fa...

Aktualitet 26 Dhjetor 2020, 18:06

Lëkundje të lehta tërmeti në Durrës dhe Tiranë

TIRANË-Lëkundje të lehta tërmeti janë ndjerë sot në Durrës dhe në afërsi të kryeqytetit.Lëkundjet paraprakisht raportohen me magnitudë 3.1 të shkallës Riht...