Aktualitet

Festat bëjnë të vetën! Ekspertët: Në Janar, shtohen të infektuarit me COVID-19, s’ka “boom”

27 Dhjetor 2020, 09:09 Nga DOSJA
Festat bëjnë të vetën! Ekspertët: Në Janar,

TIRANË– Projeksionet e Institutit të Shëndetit Publik parashikojnë që kurba e të infektuarve me Covid-19 pritet të rritet sërish sapo të kalojnë festat. Në një intervistë për Tv Klan, nëndrejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Dritan Ulqinaku, thotë se ende nuk e kemi kaluar fazën e vështirë të pandemisë.

“Shpresojmë shumë që festat e fundvitit të mos ndryshojnë shumë parashikimet e bëra. Presim një lloj rritje të lehtë, ndoshta në fillim të Janarit, por nuk presim një boom rastesh”, tha ai.

Shkak sipas specialistëve është mosrespektimi i masave nga qytetarët.

“Padiskutim që ne bëjmë gjithë sensibilizim për mosgrumbullime, mosfestime, por që realiteti shpeshherë tregon ndryshe”, tha Ulqinaku.

Alarmin e ngritur në Britani për mutacionin e ri të Covid, ekspertët nuk e shohin me shqetësim në Shqipëri. Mjeku Dritan Ulqinaku thotë se mostrat e Covid do të dërgohen në Londër për analiza, pasi ky variacion nuk mund të kapet në laboratorin e ISHP.

“Ne një sasi të caktuara të mostrave të Covid që rezultojnë pozitiv këtu i transportojmë për Angli sepse aty bëhen analizimet e duhura. Nuk kemi arsye që ne të kemi një laborator të sigurisë apo sigurisë së 4 që kërkohet në këtë rast”.

Mutacioni i ri i Covid ka të njëjtat shenja klinike si Sars-Cov-2 , por virusi përhapet shumë më shpejt se Covid-19.

Marrë nga Tv Klan

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dritan ulqinaku koronavirusi ne shqiperi dritan ulqinaku koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 26 Dhjetor 2020, 19:40

Shpërthim me tritol në Shkodër

SHKODËR– Një shpërthim me tritol ka ndodhur pak minuta më parë në Shkodër në lagjen ‘Rus’. Mësohet se lënda plasëse i ishte vendosur një automjeti.Fa...