Aktualitet

Pjesë e grupit “Bello/Los Blancos”/ Merret vendimi për Gentian Manajn, ekstradohet për në Itali. Avokati kërkon shpjegi

27 Dhjetor 2020, 10:22 Nga DOSJA
Pjesë e grupit “Bello/Los Blancos”/ Merret vendimi për

TIRANË– Gjykata e Tiranës ka vendosur të lejojë ekstradimin drejt Italisë të Gentian Manajt, i arrestuar dy muaj më parë, pasi dyshohet se është pjesë e grupit kriminal që trafikonte sasi të mëdha droge nga Amerika Latine drejt Evropës.

35-vjeçari Manaj i njohur edhe me emrin Myzafer, u arrestua në 15 shtator në Tiranë, si anëtar i grupit “Los Blancos” me urdhër të lëshuar nga Interpol Roma në Itali. Kjo pasi Gjykata e Firences ka kërkuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg”. Edhe pse Manaj kërkohet nga drejtësia italiane, avokati i tij mbrojtës e ka kundërshtuar ekstradimin me pretendimin se nuk ka prova.  Sipas avokatit, prokuroria ka paraqitur një profil kripto-telefonik me pseudonimin “Bahamas” por nuk e ka shpjeguar lidhjen me Manajn.

I riu shqiptar akuzohet si pjesë e një grupit kriminal, ndërkohë që mbi të rëndojnë edhe akuzat për  “trafik ndërkombëtar droge”. Gentian Manaj ishte një nga 5 të arrestuarit në Shqipëri nga operacioni “Los Blancos”, aksion i nisur dhe koordinuar nga Europol, që u zhvillua në disa kontinente. Mes të arrestuarve ishte edhe Eldi Dizdari, i cili u arrestua në Dubai, ku edhe ndodhet aktualisht në “arrest shtëpie”.

Grupi i “Djemëve të bukur” (logoja e kokainës), dyshohet se importonte kokainë nga Ekuadori dhe vende të tjera të Amerikës Latine për t’i shpërndarë më pas në të gjithë Europën.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gentian manaj karteli los blancos operacion ndërkombëtar anti-drogë  ‘los blancos’ gentian manaj karteli los blancos operacion ndërkombëtar anti-drogë  ‘los blancos’

Sondazh

Poll