Sport

Në fillim të sezonit donte të largonte Piolin, Gazidis mbetet i mrekulluar nga puna e teknikut të Milanit: Gjithçka duket e

27 Dhjetor 2020, 09:44 Nga DOSJA
Në fillim të sezonit donte të largonte Piolin, Gazidis mbetet i

MILANO– Milan po shijon rekordin e 2020 duke e mbyllur këtë vit në vendin e parë. Ivan Gazidis, drejtori ekzekutiv i klubit kuqezi ka përfituar nga kjo ndalesë e kampionatit për t’i bërë një analizë ecurisë së klubit të Milanit. Jo vetëm kaq, 56-vjeçari flet me superlativa edhe për teknikun Stefano Pioli, i cili Gazidis ka qënë tepër skeptik para fillimit të sezonit. Kujtojmë që ai ishte një ndër të parët për largimin e teknikut italian dhe në krye do të ishte gjermani Ragnick.

ECURIA-Po bëjmë një punë të jashtëzakonshme dhe djemtë japin të gjithë maksimumin. Në këto momente do të ishte e padrejtë të flisnim për objektiva, pasi sezoni është ende i gjatë dhe ne jemi në një rrugëtim rritjeje. Duam të mos u vendosim limite ëndrrave të futbollistëve dhe tifozëve, ndaj shpresojmë të vazhdojmë kështu, duke u argëtuar dhe duke fituar.

PIOLI- Është një njeri i jashtëzakonshëm, që ka ardhur në një moment shumë të vështirë për klubin dhe mori përsipër një sfidë shumë të vështirë. Ajo që më ka bërë më shumë përshtypje, është se i bën gjërat në mënyrë shumë të thjeshtë. Bën që gjërat më të vështira, të duken shumë të lehta. Ka qenë i zoti të lërë mënjanë të gjithë faktorët e jashtëm dhe ne sot luajmë një futboll shumë progresist dhe inovativ, në mënyrë mjaft serioze.

IBRAHIMOVIC– Për rinovimin nuk kemi folur ende me Ibrën, megjithatë do të jetë një vendim edhe i tij, jo vetëm i klubit. Është një person special, me motivim të jashtëzakonshëm dhe me inteligjencë, elementë këto që i japin forcë të madhe në çdo gjë që bën. Provuam ta marrim që në janar të 2019-ës, por refuzoi pasi donte të kontribuonte ende për Los Angeles Galaxy. Ai është një futbollist që rrit gjithë grupin, pasi i fton të gjithë në sfidë për të bërë më mirë dhe deri tani të gjithë shokët e ekipit e kanë pranuar sfidën.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport gazidis milan pioli gazidis milan pioli

Sondazh

Poll