Sport

Hamilton: “Black Lives Matter”, makina shtesë e fitores time në Formula 1”

27 Dhjetor 2020, 09:08 Nga DOSJA

ANGLI – Kampioni i botës në Formula 1, piloti Luis Hamilton i skuderisë Mercedes, teksa ishte i ftuar në programin “Today” të “BBC Radio 4” të shtunën, deklaroi: “Unë kisha këtë makinë shtesë, për të arritur në fund të atyre garave,”– duke lënë të nënkuptohet se lëvizja “Black Lives Matter” kishte qenë një shtysë e madhe për të në fitimin e titullit të 7-të të kampionit të botës në Formula 1.

Luis Hamilton u votua si “Personaliteti Sportiv i vitit 2020” nga anketa e BBC-së në fillim të këtij muaji, pasi barazoi rekordin e Mikael Shumakerit në fitimit të shtatë kampionateve botërorë dhe kalimin e 91 fitoreve në Grand Prix të Gjermanisë.

Hamilton u pyet gjithashtu nga prezantuesi Nik Robinson në lidhje me racizmin në sportin e tij, duke u nisur nga faktin se ai është i vetmi pilot me ngjyrë në F1. “Ka shumë fëmijë të tjerë të rinj me ngjyrë, që meritojnë mundësinë për të përparuar, kanë një arsim të shkëlqyeshëm, që mund të jenë inxhinier ose çfarëdo që të duan. Por fakti është, që mundësia nuk është e njëjtë për ta,”– deklaroi Hamilton.

Piloti i Mercedesit gjithashtu la të kuptohet gjithashtu, që pasi ai të ndërpresë karrierën sportive, mund të përfaqësojë një rrugë të re në jetën sociale.

B.T (Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport black lives matter formula 1 luis hamilton shtate here kampioni i botes ne f1 black lives matter formula 1 luis hamilton shtate here kampioni i botes ne f1

Sondazh

Poll