Politike

Veliaj: Spektakli i fishekzjarrëve këtë fundvit do jetë pranë çdo shtëpie

26 Dhjetor 2020, 16:25 Nga DOSJA
Veliaj: Spektakli i fishekzjarrëve këtë fundvit do jetë

TRANË- Nata e ndërrimit të viteve në Tiranë, këtë herë do të festohet ndryshe. Të gjithë do mund të shijojnë shumë pranë spektaklin e fishekzjarrëve, nga ballkonet dhe dritaret e shtëpive të tyre. Lajmin e dha kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në një intervistë për Neës 24, ku bëri me dije më shumë detaje se si do të jetë e organizuar festa këtë vit, sigurisht duke respektuar të gjitha rregullat e vendosura nga qeveria për shkak të pandemisë së Covid 19.

“Duhet të respektojmë protokollin, ndaj në vend që njerëzit të vijnë në festë, do shkojë festa te njerëzit. Në të 11-të Njësitë Administrative të Tiranës, në 11 vende publike do kemi një spektakël fishekzjarrësh, për t’u siguruar që çdo fëmijë i qytetit, pavarësisht se ku e ka lagjen, të marrë shijen e festës nga ballkoni i tij, pa qenë nevoja të dalim jashtë. Kësaj here festa nuk është më e qendërzuar, por do të shpërndahet në çdo lagje të Tiranës”, u shpreh Veliaj.

Ishte bërë traditë që çdo vit të kishte një spektakël fishekzjarrësh për të pritur Vitin e Ri, në Sheshin “Skënderbej”, por këtë herë për shkak të pandemisë, festa do jetë e shpërndarë në disa pika kryesore të kryeqytetit.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike erion veliaj nata e vitit te ri erion veliaj nata e vitit te ri

Sondazh

Poll

Politike 25 Dhjetor 2020, 22:02

TIRANË– Analisti Baton Haxhiu ka treguar bisedën që ka bërë me Hashim Thaçin, ish-Presidentin e Kosovës që është në Hagë aktualisht.I ftuar në...