Politike

Rrëfimi i Jozefina Topallit/ Tregon pse hyri në politikë dhe çfarë i tha Joseph Borrell kur e takoi në Parlamentin Europia

25 Dhjetor 2020, 21:16 Nga DOSJA
Rrëfimi i Jozefina Topallit/ Tregon pse hyri në politikë dhe

TIRANË- Koordinatorja e ‘Lëvizjes për Ndryshim’, ka folur për shumë gjëra nga jeta e saj personale. Në një intervistë për ‘RTSH’, Topalli ka treguar edhe momentin kur është takuar me përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Joseph Borrell, gjatë kohës që ishte kryeparlamentare. Ajo ka thënë Borell pasi i kishte lexua  CV-në i kishte thënë se ishte e para politikane që kishte studiuar për matematikë.

Ndër të tjera, Topalli ka treguar se si dhe pse hyri në politikë, ndërkohë që kishte studiuar për matematikë dhe i ishte përkushtuar asaj.

Pjesë nga Biseda 

Topalli: Isha kryetare kuvendi dhe shkova në Parlamentin Europian. Kryetar parlamenti ishte Joseph Borrell, dhe mbasi bëm takimin, ai kishte lexu CV-në time dhe më tha që jeni ndër të parët politikanë që keni studiuar matematikë. Unë u përfshiva në politikë si e pafajshme, me idealizëm të madh se ky vend do bëhet më mirë.

Strakosha: Pse jeni zhgënjyer?

Topalli: S’dua ta them zhgënjim, por është shumë vështirë. Një natë më mori në telefon një shoqe e imja që është e majtë që voton gjithmonë PS-në, por më pas më votonte mua. Dhe ajo më tha një ditë: Jozefinë, çfarë kemi ne shqiptarët që nuk bëhemi si Europa, si perëndimi?

Ne na mungon kultura e shtetit, nuk kemi histori demokracie apo parlamentarizmi shumë vjeçare. Ne po përpiqemi që të rikuperojmë shekuj të humbur gjatë historisë sonë. Të rinjtë shqiptarë kur dalin jashtë kanë histori suksesi, ndërsa po të ishin këtu s’do kishin shansin, seopse mungon meritokracia. Por shqiptarët janë më të bukurit dhe më interligjentët. Nuk është faji i tyre, është faji jonë.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike jozefian topalli jozefian topalli

Sondazh

Poll