Politike

Lulzim Basha takohet me studentët e drejtësisë, kreu i PD-së: Mbulim 100 për qind të tarifës për familjet me të ardhura

26 Dhjetor 2020, 11:05 Nga DOSJA
Lulzim Basha takohet me studentët e drejtësisë, kreu i

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zhvilluar ditën e sotme një takim me studentët e drejtësisë.

Kreu i PD tha se asnjë i ri s’do ngelet pa studiuar nga varfëria, duke premtuar mbulim 100% të tarifës së studimit studentëve nga familje me të ardhura nën 640 mijë lekë. Studentet ndanë pikëpamjet e tyre për çështjet më të rëndësishme të drejtësisë në Shqipëri, si dhe problematikat e arsimit në përgjithësi. Studentët i thanë shefit të opozitës se mundi i tyre, shpenzimet e familjes për vitet e shkollës po shkojnë dëm, pasi në përfundimin e studimeve universitare, kanë pamundësi për të hyrë në tregun e punës.

Sipas Bashës, drejtësia duhet të jetë armë kundër korrupsionit dhe kjo realizohet vetëm duke ia hequr drejtësinë nga duart partisë në pushtet.

Basha u tregoi studentëve të drejtësisë edhe planin për arsimin ku garantoi se nesër me PD në qeverisje “nuk do ketë asnjë bijë dhe asnjë bir shqiptari që do mbetet pa universitet për shkak të pamundësisë ekonomike të familjes, sepse nga njëra anë të gjithë të rinjtë që vijnë nga familje më të ardhura me më pak se 640 mijë lekë të vjetra në muaj do të përfitojnë 100% subvencionim të tarifës bachelor dhe master, dhe nga ana tjetër shpenzimet shtesë ku një pjesë gjithmonë e me e madhe e familjeve shqiptare nuk i përballojnë dot për fëmijët e tyre, siç mund të jetë qeraja e banesës apo e konviktit, shpenzimet e përditshme që ka studenti, shpenzimet e tjera , librat, transporti etj etj, do mbulohet përmes bursave për këto familje që nuk kanë mundësi t’i mbështesin financiarisht fëmijët e tyre”.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike basha me studentet e drejtesise basha me studentet e drejtesise

Sondazh

Poll

Politike 25 Dhjetor 2020, 22:02

TIRANË– Analisti Baton Haxhiu ka treguar bisedën që ka bërë me Hashim Thaçin, ish-Presidentin e Kosovës që është në Hagë aktualisht.I ftuar në...